in

Ja si priteshin mysafiret ne krahinen e Zagorise me gliko, raki, vere dhe…

 

Miqve qe vinin nga larg u lanin kembet. Para se te shtroherj sufra, nje nuse u shpinte legenin e bakerrte me kapak e te kallaisur jashte e brenda, qe te lanin duart.Miqve u hidhte uje me nje ibrik te bakerte e te kallaisur, peshqirin e mbante ne sup , per te fshire duart miqte.

 

Miqte dhe te zotet e shtepise rrinin kembekryq bashke rreth sufres, te ulur ne perkresa. Asokohe nuk perdoreshin pirune, vetem luge druri a metali dhe mishi e ushqimet e tjera haheshin me dore, vera u shpiej me ene balte dhe pihej me gota,

Kur mbaronte dreka e darka , prape laheshin duart me menyren e mesiperme.

Nder vizitat e ndryshme miqve u servirej llokume , gliko, raki e kafe ;gruaja qe servirte e mbante doren e djathte ne zemer  ne  shenje nderimi dhe miqte benin urimet e rastit.

Nga libri Zagoria i autorit Perikli A.Semi

What do you think?

Written by admin

Historia e shkolles Çajupi ne Gjirokaster permes kujtimeve dhe fotove te drejtorit Orest Lulo

Ne mbremjet e gjimnazit ju kujtohet se cfare ndodhte ne vallzimin e fundit?