in

Ja si i mbanin flokët gjyshet dhe nuset e bukura të Lunxhërise kur vishnin kostumin e krahinës

Gjyshet e Lunxhit vetem gersheta i mbanin floket, ashtu dhe kur visheshin me kostumin lunxhot.

Keshtu dhe vajzat dhe nuset kur vishnin kostumin e krahines ne ceremoni , festa te rendesishme familjare apo festivale folklorike.

Pergatitja e flokeve gershete ishte mjeshteri me vete dhe nuk realizohej nga cdo grua qe vishej me kostumin e Lunxhit.

Nese do denim emrat e tyre do t`i permendnim me kenaqesi po s`kemi te dhena. Dime qe njera prej tyre, Eleni Curri, tani me banim ne Amerike, ishte mjeshtre ne mbledhjen e flokeve gershete kur vajzat dhe nuset e bukura vishnin kostumin e krahines.

Edhe fotot qe tregojne nuset e Lunxhit me kostum me floke te mbledhura gershete jane fare te pakta.

Dime gjithashtu qe Eleni Curri dhe Persa Miha kane dale ne fotografi te veshura me kostumin e krahines me floket e mbledhura gershete ne FFK te vitit 1983 te Gjirokastres, pa asnje deformim, devijim nga tradita.

Pergatitja nuk ishte proces i lehte e realizohej nga mjeshtre si Eleni qe qendronte jo me pak se 2-3 ore per pergatitjen e gershetit kryesor dhe 3 gersheta te vogla nga ana e majte qe bashkoheshin ne 1, te lidhura me gershetin e madh.Kjo mbante dhe peshen e kesules qe anonte,e shperndare ne 3 pika dhe gersheta rriste qendrueshmerine, ndersa .ne krahun tjeter beheshin 2 gersheta,se nuk kish kaq peshe.

Nese ndonje nga valltaret kish floket e shkurter ia qepte me gjelpere.

What do you think?

Written by Admini

Studimet, manaferra e Zezë me vlera dhe çmim më të ulët që konkuron Boronicën

Kur ndeshjet e futbollit në Fushën e Vjetër të Gjirokastrës shikoheshin pa biletë si ne ekranet me xixa