in

Ja si Duket Shtepia e Zekateve e rrethuar nga Lofatat ne Lulezim

Gjirokastritet e kanë mbjellë lofatën edhe kundra erozionit. Shkon mirë në rrëpirat, tokat e pjerrëta, të varfëra, te thata dhe shkëmbore. Mbillej aty tek skarpatat e ledheve ose afër murreve mbajtës për të krijuar një qëndrushmëri të tokës. Në këto vende e gjejmë dhe sot si pemë e madhe aty ku u ka shpëtuar prerjeve pa kriter.

Praktika ka treguar se është një nga bimët më të mira për këtë qëllim sepse, ka një kurorë jo shumë të madhe dhe nuk krijon hije në arat e kopshtet. Kjo mënyrë mbjellje u jipte edhe një bukuri kopshteve e arave gjate pranverës kur ajo lulëzonte. Rrenjet e saj ruanin lageshtine ne toke. Ka koeficent te larte shumezimi.

Pervec kesaj lofata u reziston zjarreve me shume se drurret e tjera. Eshte nje bime mjaltese dhe gjethet e saj perdoren si ushqim per blektorine. Frekuentohet nga shpendet dhe kafshet e egra. Digjet mire si dru zjarri. Me nje krasitje specjale mund te perfitohen thupra per gardhe, kosha e objekte artistike.

Siç tregojnë praktikat dhe studimet bashkëkohore, lofata është gjithashtu e vyer edhe për zonën urbane, ajo është çfaqur duruese ndaj ndotjeve të tokës dhe mjedisit, si dhe përmirëson parametrat e ndotjes urbane, është një pastruese e mirë ndotësve. Në parqet, rrugët apo mjediset e tjera rreth zonave industriale të qyteteve të mëdha, kjo bimë rezulton të jetë një “punëtore” e madhe dhe pa pretendime.

 

Pergatitur nga specialisti Koco Mosko

What do you think?

Written by Admini

Imami Elvis Naci: ” 6 Milione e 500 mije euro per te Prekurit nga Termeti”

Albano Carrisi per nenen” Zonja me e Mire ne Bote”