Ne Gjirokaster eshte ndare nga jeta inxhinieri i njohur Gëzim Muho.
Gëzim Muho ishte nga perfaqesuesit me te njohur te inxhiniereve mekanike ne Gjirokaster e me gjere.
Ai studio per inxhinieri mekanike ne universitetin e Tiranes dhe karrieren e zhvilloi ne Gjirokaster ne detyra te ndryshme, i vleresuar per aftesite profesionale dhe organizative, shprehur ne pune e novacione,ashtu dhe ne marredheniet shoqerore me njerezit si inxhinier, kryeinxhinier dhe drejtor per disa vite i Uzines Metalike te qytetit te Gjirokastres.
Gëzim Muho ka kontribuar ne projektimin e zbatimin e mjaft projekteve ne fushen e mekanizimeve te proceseve te punes per permiresimin e teknologjise se prodhimit ne kushtet e ekonomise se centralizuar.
Pas viteve 1990, Inxhinier Gëzim Muho mbeshteti ekonomine e tregut dhe punoi per realizimin e disa projekteve private mbi bazen e pervojes dhe eksperiences se tij te pasur ne fushen mekanike.
Gjithashtu ka qene drejtor i ujesjellesit te qytetit, pjese e administrates se Bashkise dhe Keshillit te Qarkut si dhe anetar i keshillit bashkiak per disa vite.
Qoftë i lehtë dheu Inxhinier Gëzim Muho.
Ngushellime familjes nga gjirokastraonline.