Ilir Çumani:Së fundi,sapo kam përfunduar dhe dorëzuar në shtyp pregatitjen e Librit “Zëri i Shpirtit tim”, me poezi të muzikuara të Mbretëreshës së Këngës Shqiptare, Zhuliana Jorganxhi.
Ka qenë një punë jo e lehtë për të përmbledhur në një libër të veçantë si ky, Janë tekste këngësh që kanë bërë historinë e Festivaleve në Radio Televizion dhe në koncertet e “Pranverës” dhe ato të “Stinës”, dhe jo vetëm.
Ky botim, krejt i veçantë në llojin e tij, do të jetë një befasi jo vetëm për profesionistë të fushës, si studiues, kompozitorë, poetë, këngëtarë, nxënës e studentë që studiojnë për muzikë dhe kompozicion, por edhe për artëdashësit e shumtë të këngës dhe për lexuesit e thjeshtë….
Për më tej, ia lemë lexuesit të zbulojë mjaft të pa papritura, impresione dhe emocione që përcjell ky botim i cili do të pasurojë fondin e artë të trashëgimnisë së Kulturës sonë Kombëtare.
Me këtë rast, falenderoj Mikun tim Henri Çili, President i Universitetit Europian të Tiranës, i cili mbështeti këtë botim të shumëpritur për lexuesit dhe artëdashësit e Këngës Shqiptare…!