Kjo kala, ndodhet ne kodren me te njejtin emër, poshte se ciles shtrihet fusha e Valarese dhe nje qyteze me shtepi te reja, me vreshta etj.
E ndërtoi Ali Pashe Tepelena rreth viteve 1809-1810, si strehe dhe fortifikim, per te mbrojtur veten dhe dominuar levizjet e kundershtareve.
Kalaja, me vështrim nga Gjirokastra, tani eshte “fragmentizuar’, e dëmtuar, deri diku pa pamjen e parë . Prej vitit 1963 e shpallur monument kulture, historia e saj mbi 200 vjecare eshte e trishtueshme. Ajo nuk është mirembajtur dhe është dëmtuar nga koha dhe njerëzit, si muret fortifikues, hyrja dhe traseja e pjesës lindore.
Nga viti 1968 në mjediset e saj u vendos nje repart ushtarak dhe me pas u dëmtuan dhe mjedise te saj, Kisha etj.
Kalaja e Shën-Triadhës duket edhe nga Gjirokastra po nuk është objekt turistik i vizitueshëm gjë që nuk duhet te ndodhë.
Atë e vizitojnë udhetare te rastit po jo grupe turistike mbasi ende nuk orientohen nga agjencitë që merren me ‘shetitjen’ e tyre ndoshta dhe për faktin se aty edhe nuk sherbehet, si per njohjen e historisë e vlerave te saj, ashtu dhe per shëtitije e pushim.
Ndoshta në te ardhmen do vihet dore e do mendohet dhe per shfrytezimin e saj.