in

Shtëpitë e Pritjes në Gjirokastër dhe Transformimi i tyre ndër Vite!

Shtepia e Pano Zotos ne lagjen Pazar i Vjeter ne Gjirokastër, para çlirimit, nuk ka qënë Shtëpi Pritjeje, por e preferuar nga te huajt, edhe Konsullate e Shtetit Grek, shtëpi me disa oda, shtruar me qylima, muret me tablo me anije, banda me ‘të dashuruar’.

Si shtepi e parë, pritjeje, njihet dhe ish-ndertesa tregtore dhe banese e Themeli Litos ne Sheshin e Çerçizit që sot nuk ekziston, e prishur kur u ndertua Hotel Turizmi (“Çajupi”).

Para e disa vjet pasclirimit sherbeu edhe per qeveritaret, politikanet e deputetet e te dy kohëve.
Për periudhën e pas çlirimit, strehe e ngrohte, e rehatshme, me kushte sherbimi te mira ishte dhe hoteli Hadërajve, kthyer ne “shtëpi” pritjeje per qeveritaret dhe delegacionet nga bota.

Pas shtetezimit, ne lagjen Palorto, ne Shtepi Pritjeje u kthye vila e bukur e Emin Kokalarit, ndertese dy katëshe e stilit neoklasik te arkitektures bashkekohore italiane, rrethuar me peme frutore, portokalle e limona, e hijshme dhe sot, e pavrare nga vitet edhe pse me themele te hapura në periudhën `31- `33, -ark. Giovani Buseli.

Kjo vile sot nuk e ka humbur pamjen e dikurshme, është dhe me e bukur se mbi te ka rene dora e kujdesshme e pronarit pasardhës, Fejzi Kokalarit; dritaret me perde te bardha, dhomat brenda me komoditete te kohes, oborri me lule e pemë, ndersa kopshti me gjelberim ne cdo stine; më shumë portokalle, limona e mandarina.

Shtepia më e re dhe më e bukur e Pritjes ne Gjirokastër ishte, se tani i kane mbetur vetëm muret, ajo e ndertuar ne lagjen Hazmurat, ne kodren më të dukshme dhe të hijshme me veshtrim në të kater pikat e horizontit, me drite e diell të pa larguar deri vonë, mes drurëve dekorative dhe gjelberimit të butë të barit, hijeshisë së luleve, kalldrëmit që fillonte nga rruga e lagjes e deri ne krye te saj.

Në këtë Shtëpi Pritjeje, dhe të tjerat në cdo qytet te vendit, keshtu quheshin, pushonin Udheheqësit e Lartë Komuniste. Në Shtëpinë e Pritjes në Gjirokastër ka fjetur edhe Enver Hoxha. Ajo ruhej me police dhe sherbenin disa punonjes; nje kujdestare, kuzhinier me raste, nje lulishtar, nje hidraulik. Nga Udhëheqësit e sistemit te kaluar që ka fjetur për here të fundit ka qënë Adil Çarçani. Shtepia e Pritjes funksionoi edhe pas vitit 1990 dhe në ngjarjet e `97 u vodh dhe u dëmtua. Nga ajo kohe e sot e tille ka mbetur, me pamje te trishtuar, e rënuar dhe e braktisur.

What do you think?

Written by admin

“Këpucët me xhufka” që Shëtitën Ekranet e Botës pas Valles Gjirokastrite në Festivalin Folklorik Kombëtar më 1983!

A është ky Restoranti më Romantik në Botë? Ja ku ndodhet…