Flamuri Historik i Kongresit të Lushnjës

Mjeshtri i restaurimit Frederik Stamati ka përfunduar restaurimin e flamurit të valëvitur në kongresin e Lushnjës, të mbajtur më 21-31 janar të vitit 1920, duke e kthyer atë në gjendje shume te mire.

Stamati, i cili ka publikuar dy fotografi, një sesi ka qenë gjendja e tij përpara dhe pas restaurimit, thekson se, “e gëzofshim flamurin e Kongresit të Lushnjës. Shqipëria nuk e ka flamurin e 28 nëntorit 1912. Por nëse Kongresi i Lushnjës konsiderohet si pavarësia e dytë e Shqipërisë, atëherë ne kemi flamurin e pavarësisë së dytë të Shqipërisë”.

Sipas tij, “ ky është flamuri më i rëndësishëm që ka Shqipëria…Flamuri historik i kongresit të Lushnjës u zbulua në vitin 2011 nga Ariola Prifti, e cila në atë kohë ka qenë përgjegjësja e fondit etnografik, ku ruhej flamuri”,–tha Stamati për ATSH-në.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com