Kur Vjen në Vendlindje...

 

Kur je larg dhe vjen ne vendlindje rinohesh.

E ndien veten ndryshe, sikur fluturon, sikur nuk te mbajne kembet, sa te takosh nje te njohur, sa te shkelesh pragun e shtepise, te takosh njerezit e tu e te çmallesh.

Kete ndjenje te forte te vendlindjes vec ajo ta ushqen ne mendje e ne shpirt. Te troket ne cdo kohe e te thote: Ja ku jam! Eja tek une!

Çdo pjese e qytetit dhe fshatit, e vendlindjes ku ke lindur e je rritur eshte tendja.

Shtepia, koshtrat, portat…Ah portat, ato ta marrin mendjen, ato nuk ta shuajne dot mallin…Jane portat e jetes, te femijerise…

Ndonje dhe e hapur po shumica “porte mbyllura” dhe pergjithmone…Troket e asnje ze, asnje fjale…Heshtja e tyre eshte dhimbje qe vret vite dhe kohra….

Vendlindja mall i pashuar!…

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com