Ja si ka punuar njeriu i mire dhe i perkushtuar i Kultures ne fshatin Picar dhe krahinën e Kurveleshit të Sipërm Halil Bilaj, sot 85 vjecar, por pa driten e syve, i pamundur të shikojë veprimtarite për jetën dhe punën e tij 40 vjeçare ne sherbim te kultures dhe folklorit te krahines.
Nga dita e parë e punës, qershor 1958 kur ne fshatin e tij te lindjes, ne Picar, u hap vatra e klultures ai u angazhua me energji e dashuri për punët kulturore, artistike e folklorike të krejt krahines për ngriten e grupeve folklorike dhe pjesemarrjen ne veprimtarite lokale e kombetare, si festivalet Folklorike Kombetare.
Nga te gjithe njihet tashme grupi Polifonik i Picarit me te ne krye, që ne fillimet e tij, vleresuar ne vite me flamuj, diploma e flete nderi.
Muzikologu i njohur Naxhi Kasoruho, ne librin e shkruar nga Engjell Fino me titull “I perkushtuari Halil Bilaj…” e vlereson Halilin korife te grupit polifonik te këtij fshati së bashku me kthyesin Qerim Biraçi e hedhesin Asllan Thana.
Sipas tij, “…pasioni dhe kenga, perkushtimi ne pune, fjala e embel, zeri i fuqishem, respekti per njerezit, jane vlera te medha te karakterit te Halil Bilajt, i cili, jo vetem la trashegim variantin melodik më interesant befasues e te papërsëritshem te kenges epiko-heroike te Picarit, por krijoi nje tradite te shkelqyer te veprimtarive folklorike nga fëmijët, te rinjtë e deri të moshuarit”.
Gjithashtu Shkelqim Guce, krijues, interpretues dhe organizator ne vite i Grupit Polifonik te fshatit Picar, per karakterin dhe veprimtarine e punes se Halil Bilajt shprehet:
“…Ti je dhe do mbetesh nje nga modelet me te mira, si njeri me kontribute e, ne fund te fundit, si nje Picariot me emer”.
Në librin e Engjell Finos per kete kengetar te shquar te kenges labe dhe kontributet e tij ne fusha te tjera, shkruajne kujtime edhe Fatos Baxhaku, Zabit Ahmetaj, Vjollca Cekani, Sheh Hysen Ali Hormova, Çerçiz Veipi, Asim Rexha etj.
Per 40 vjet pune kulturore, artistike e folklorike, Halil Bilaj është vleresuar me tituj nderi:
“Interpretues i shquar i Polifonise”, “Mirenjohje e Qarkut te Gjirokastres”, “Mirenjohje e Komunes” etj.
Ne një nga veprimntarite e zhvilluara në nderim te aktivitetit te tij, ai është shprehur:
“…Humbja e shikimit, me ka shqetesuar pa mase, me ka prekur thelle por…te gjithe me rrethojne me dashuri”.