in

I gjithë Prilli Pushim – Sot 1 Prill Dita e Gënjeshtrave & Dita Botërore e Zogjve, por a e dini sa Ditë të tjera Ndërkombëtare ka gjatë Prillit?

Nuk po flasim per 1 prillin se, të themi të vertetën, dhe në këtë dite te madhe te genjeshtrave, me miqtë e dashamirësit e faqes tonë duam te jemi të sinqertë, as duam te genjejmë dhe as duam të na genjejnë.

 

Prandaj, se ndoshta dhe eshte harruar, ju kujtojme se 1 prilli eshte dhe Dita Botërore e Zogjve.

 

 

Para vitit 1990 kjo Ditë festohej edhe në Gjirokastër e në Shqipëri, mbushej me aktivitete te shumta. Fëmijë të kopshteve dhe nxënës te shkollave dilnin shëtitje në natyrë, në Virua, në Këcullë, në Fushën e Aeroplanit etj.

 

Organizoheshin edhe aktivitete tematike, konkurse me recitime, biseda per mbrojtjen e zogjve etj. Tradita vazhdon.

 

Dita Botërore e Zogjve eshte festuar për herë të parë në Amerikë dhe vazhdon nga viti i largët 1894.

 

Tani ju kujtojme me radhë 15 Ditët e tjera Ndërkombëtare te Muajit Prill:

2 Prill- Dita botërore e ndërgjegjësimit mbi autizmin (World Autism Awareness Day)

2 prill- Dita ndërkombëtare e librit për fëmijë (International Children’s Book Day).

4 prill- Dita ndërkombëtare për ndërgjegjësimin mbi rrezikun nga minat dhe asistencën për çminim (International Day of Mine Awareness and Assistance in Mine Action)

7 prill- Dita botërore e shëndetësisë ( World Health Day)

8 prill- Dita ndërkombëtare e romëve (International Roma (Gypsy) Day)

 

11 prill- Dita ndërkombëtare e çlirimit të të burgosurve në kampet fashiste të përqendrimit (International Day of Fascist Concentration Camps Prisoners Liberation)

12 Prill- Dita ndërkombëtare e fluturimit të njeriut në kozmos (International Day of Human Space Flight)

13 prill- Dita botërore e rokenrollit (World Rock-n-roll Day)

17 prill- Dita botërore e hemofilisë (World Hemophilia Day).

18 prill- Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike (International Day for Monuments and Sites)

 

22 prill- Dita ndërkombëtare e Nënës – Tokë (International Mother Earth Day)

23 prill- Dita botërore e librit dhe së drejtës së autorit (World Book and Copyright Day)

29 prill- Dita ndërkombëtare (botërore) e vallëzimit (International (World) Dance Day)

30 prill- Dita ndërkombëtare e xhazit (International Jazz Day)që për herë të parë u zhvillua në vitin 2012.

 

 

What do you think?

Written by admin

Luftëtari Fiton ndaj Lushnjës, Shënojnë dy yjet Abazaj dhe Bregu (video)

Luftëtari drejt Europës – Dy Sulmuesit Tanë që Dhuruan Golat, më të Mirët dhe më të Kërkuarit e Merkatos!