Keto dite gjirokastriti i pare kishte nje hater per te bere dhe e zuri rruga per Tirane.
Pas haterit, i beri telefon nje shokut te ushtrise dhe, meqe nuk mori pergjigje, nga merzitja, iu kakoduk dhe u fut ne nje rosticeri per nje gote te thate.
Sa e vuri ne buze, qetesine ia prishi nje i dehur.
– Merre more, nuk e shikon qe eshte bere strangalle?-iu drejtua shokut qe i dehuri kishte ne krah.
– Si the, ma thuj dhe nje here ate fjale?
-Strangalle, strangalle, po hidhju vendit, se filloi xhuxhullia …
– Nuk te kuptoj!
– Eshte bere daule, daule- ngriti zerin gjirokastriti.
– Pa problem, pa problem!- tha tjetri duke tundur koken.
– C`do me thene pa problem?Nuk e shikon? Te kane lene gavot?Apo se ke gje, leng sterlengu?-vazhdoi gjirokastriti.
– Siiiiii?!
– Site e plasur, po dukesh ti, o je nopran o ben maksus?! Futi sakorafin qe te vije ne vete!
Tjetri mblodhi supet e mbeti pa gole..
-Daramara…- foli neper dhembe gjirokastriti dhe ju afrua burrit qe i merreshin kembet.
– Ore ti, damlla rene, qe je bere karoqe, fut gishtat ne goje te shpetosh, se do behesh prosopulle!
I dehuri, me fjale qe i trazoheshin ne goje, ia ktheu:
– C`me thua mo? Mos te kane ikur gje trute? Une mezi i kalla dhe ti me thua t`i nxjerr jashte! Jo mor vella, jo, ne bote se i luaj nga paçaja!
Gjirokastriti shqeu site se kuptoi qe i dehuri, te cilin nuk e njihte, nga gjuha ishte gjirokastrit dhe, per ta ndihmuar, i hodhi krahun duke lene tironsin pa goje, te habitur…
Nese deshironi, ne kete shkrim gjeni fjalet e vjetra na e folura e Gjirokastres dhe komentoni!