Kete moment kur ora tek ne ne Shqiperi eshte 11.10 u lidhem me bashkeqytetarin tone specialistin e njohur te bujqesise gjirokastrite Koço Mosko ne Boston qe ne kete qytet banon me familjen pas viteve `90.
Lidhur me situaten atje, ai na tha se ne Boston dhe shtetin e Masaçustet eshte shpallur gjendje emergjences qe te marten e kaluar.
Jane mbyllur shkollat dhe grumbullimet masive. U anallua dhe Maratona e Bostonit, nje maratone tradicionale ku marrin pjese nga e gjithe bota. Fluturimet me Evropen jane ndaluar, nje pjese e punonjesve me keto fluturime ne shtepi. Baret, restorantet ato qe jane hapur, sipas nje urdheri duhet te punojne me 50 perqind te kapaciteteve. Popullsia udhezohet te rrije ne shtepite e tyre dhe te respektojne masat e higjenes.
Kaloi edhe ketu ajo dyndje ne dyqanet ushqimore e farmacite por tani gjendja eshte qetesuar. Ne rruget shikon rreth 50 perqind te trafikut dhe njerezve ne rruge te nje dite te zakoneshme. Kush ka mundesi qe ja lejon puna punon nga shtepia, gjithashtu dhe shkollat, mesime online Sipas lajmeve 164 jane me coronavirus-19, nga keta 45 te verifikuar dhe 119 te supozuar, nuk ka vdekje. Stafi mjekesor ne spitalet shteterore e private jane ne dispzicjon te gjendjes emergjente.
Lidhur me familjet gjirokastrite atje, u shpreh se nuk shkojme me ne familjet e njeri tjetrit, nuk pime me kafe me shoket, ne kafet nuk lejohet te ulesh por merre e ike. Populli zbaton rregullat qe nxjerr qeveria vendore e federale. Mund te kete masa te reja ne varesi te zhvillimit te situates