in

Gëzuar me Poezi nga Skenaristja dhe Poetja Gjirokastrite Vllasova Musta

GËZUAR

Një nga një
Perëndojnë ditët e fundvitit.
Po afron vegimi i ndritshëm,
I ditës së parë
Të një viti tjetër.
Po e trokas këtë gotë
Me të gjithë ju,
Miq të mirë,
Të rinj e të vjetër.

Vllasova Musta lindi ne qytetin tone, ne Gjirokaster, ketu vazhdoi dhe gjimnazin Asim Zeneli, e dalluar ne mesime dhe ne poezi.

Me mbarimin e studimeve te larta ne degen Gjuhe-Letersi (1971) u emerua si redaktore ne kinostudion “Shqiperia e re” dhe me pas mbaroi kursin pasuniversitar per regjisure (1975-76) dhe per shume vite ka qene drejtore e “Albafilm studio”.

Eshte skenariste dhe poete. Ka shkruar disa skenare per filma dhe dokumentare dhe te animuar, ndertuar ne shije e kulture, si “Kendon Tefta Tashko Koço”, “Prane hapave te pare”, “Banore te rinj buze Jonit” (fituese e cmimit te pare ne Festivalin I te Filmit Shqiptar, 1976), “Dropulli i rilindur”. “ Mjeshtri dhe nxenesit e tij”, “Meteori i skenes” etj.

Eshte shquar si njohese e botes se femijeve per larmine e filmave te animuar, edhe fituese e cmimit per skenarin me te mire ne Festivalin XI te Filmi Shqiptar 2000), Ura etj.

Krahas si skenariste dhe regjisore e filmave dokumentare e te animuar, Poetja gjirokastrite Vllasova Musta ka dhe disa libra me poezi si “Dhe u nisen vullnetaret”, “Pa kopertine” (1970), “ Kur celin sythet (1984) etj.

Ne kete prag te nderrimit te viteve, ajo ka shkruar dhe poezine ne krye te shkrimit tone, duke i uruar:

“Gezuar Vitin e Ri, Shendet e krijimtari te mbare !”

What do you think?

Written by Admini

Cilat Janë Ushqimet Tuaja të Preferuara për Darkën e Vitit të Ri?!

Mjeku i Njohur Gjirokastrit Dr. Kostandin Balloma i Klinikës së Famshme “Luis Medical Center” Urim të Veçantë për 2020!