in

Gëzuar, Datëlindjen Robert Ndrenika!

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, më 10 janar të vitit 1942. Ai sot feston 78 vjetorin e lindjes.

Pas gjimnazit ne “Qemal Stafa” dhe studimeve per aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu” ne vitin 1970 punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, ndersa per vitet 1970-1974 aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve dhe deri sa doli ne pension ne Teatrin Kombëtar.

Robert Ndrenika ka interpretuar ne shume filma si “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Ai eshte vleresuar dhe nderuar me çmime e tituj te rendesishem. Në vitin 1979,  Ndrenikës iu akordua titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”.

Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe në Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”.

Ne vitin 2012 eshte nderuar nga Presidenti i Republikes  Bamir Topi me titullin “Nder i Kombit”

Aktori i madh Robert Ndrenika gezon dashurine e mirenjohjen e artdashesve shqiptare per rolet, mesazhet qe ka percjelle dhe miresine e thjeshtesine qe e karakterizon ne marredhenie me njerezit ne jeten e perditeshme.

Gëzuar, datëlindjen Robert Ndrenika!

What do you think?

Written by Admini

Yuri Kim bën betimin si ambasadore e SHBA në Shqipëri. Fotot e familjes së saj

Thënie, Përshkrime dhe Vargje për Gjirokastrën nga Krijues Gjirokastritë-Gjeni Kush i Ka Thënë ?!