Për të është folur dhe më parë se ka lënë emër të merituar në artin e bukur të fotografisë. Ka meritë të vecantë se me foto pasqyroi peisazhin dhe jetën politike e shoqërore të Gjirokastrës nga viti 1910 kur erdhi nga Janina dhe deri sa iku në vitin 1945.
Fotografi-artist Athanas Gravani la Janinën dhe erdhi në qytetin e Gjirokastrës per nje jetë, punë dhe fat më të mirë. Këtu ai punoi me aparate të vitit 1900 bardhë e zi dhe më pas bëri dhe foto me kolor.
Fotot e tij dhe sot jane në arkiva dhe familjet gjirokastrite mbasi ishte i pari që fotografoi Gjirokastren në të gjitha stinët, ashtu dhe në ngjarjet e ndodhura, zyrtare dhe private, festat lokale e ato fetare, individet dhe shoqërite e kohes.
Vajza e tij Parashqevia, ka thene se Gravani, babai i saj, ishte shume i pasionuar pas artit të fotografisë, se i pëlqente Gjirokastra dhe donte shumë gjirokastritët, se pamje te qytetit, si Keculla në dëborë, Kalaja e Qytetit, pamje te Viroit, motrat mbretëresha duke zbritur në Limanin e Sarandës, inteligjenca e Gjirokastrës në vitet 20` si dhe qindra foto te familjeve gjirokastrite, janë vetem disa nga më të bukurat të mbetura, se qindra të tjera ne dyqanin e tij në Janinë, nuk ekzistojnë, se u dogjën.
Aktivitetin në Gjirokastër fotograf Gravani e vazhdoi deri ne vitin 1945 se më pas shkoi në Janinë ku ushtroi të njëjtën punë deri sa u nda nga jeta, ne vitin 1960.