Sportisti shqiptar i arteve marciale Ilir Latifi, por që garon për Suedinë, mposhti me “submission” në raundin e parë rivalin e tij amerikan Ovince Saint Preux (OSP), në duelin e vlefshëm për UFC on Fox, zhvilluar në Florida.
Një fitore e merituar e Latifit, 14 fitore, 5 humbje dhe 1 ndeshje pa rezultat, që tashmë ia afrohet një dueli për titull në peshën “light heavyweight”.
Latifi e dominoi sfidën, e cila pritej të ishte më spektakolare, por shqiptari bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke e goditur me këmbë që në start rivalin amerikan.
Edhe pse OSP përpiqej të mbrohej, nuk i rezistoi dot një të majte të fuqishme të Latifit, duke u rrëzuar në tapet.
Shqiptari kap nga qafa rivalin amerikan, që nuk ka më fuqi dhe dorëzohet, ndërsa Latifi nis festën, i vetëdijshëm se tashmë e pret një sfidë edhe më e madhe./konica.al
Ilir Latifi said he’ll fight Daniel Cormier at whatever weight class he wants, it’s all respect! What should DC do? #UFCOrlando pic.twitter.com/3whIX3Z7eC
— FOX Sports: UFC (@UFCONFOX) February 25, 2018