in

Eshte ndare nga jeta Zylkade Hoxha, shitesja shembullore e dyqanit te ushqimeve ne lagjen 18 shtatori

Eshte ndare nga jeta Zylkade Hoxha, zonje grua, qe do te kujtohet gjithmone si shitesja shembullore e ushqimeve ne lagjen 18 shtatori te qytetit te Gjirokastres.

Lajmin e hidhur e ka percjelle ne faqen e saj ne fb vajza,  mesuesja Mimoza Vardhami:

“”Nëna ime e dashur ti ishe simbol i mirësisë,i buzëqeshjes dhe i fisnikërisë femërore !Ti je kthyer ne një engjëll mbrojtës te femijëve, nipërve dhe mbesave. Qofsh e parajsës nëna ime “, – shkruan Moza.

Ndiejme  dhimbje dhe hidherim per ndarjen nga jeta te Zylkadese, e vleresuar nga shoqeria gjirokastrite per qytetari,miresi dhe kulture. Ne dyqanin e ushqimeve ku ajo sherbente priste me fjale te mire dhe percillte me buzeqeshje.Keshtu do kujtohet gjithmone.

Ngushellime familjes, u prehte ne paqe shpirti i mire i te ndjeres Zylkade!

What do you think?

Written by admin

Hë mo, si e do pilafin, me lëng apo pa lëng?

Akademia e Futbollit-Lefter Millo-Ja golashenuesit me te mire!