in

Edit Durham për Permetin: “…Me Gjelbërimin Pranveror dhe Njerëzit e Mbrekullueshëm, m’u Duk Një nga Vendet më të Bukura të Botës”!….

Përmeti dhe ne dimer eshte i bute dhe i bukur. Keshtu shfaqet natyra e tij e pa humbur edhe nga trendafilat. Po ajo qe e dallon eshte jeta njerezore e shprehur ne qetesine dhe urtesine, mikepritjen dhe kulturen permetare, cilesi e virtyte te pa vrara nga shekujt qe kane kaluar mbi kete truall dhe gurin shekullor, siç eshte quajtur Guri i Qytetit.

Per Permetin dhe banoret e tij te karakterizuar “ njerez te mire” kane shkruar dhe personalitet te botes si Edit Durham qe eshte shprehur ”…me gjelbërimin pranveror dhe njerëzit e mbrekullueshëm, m’u duk një nga vendet më të bukura të botës”.

Ja pak gjera nga historia e larget dhe jeta e sotme e ketij qyteti qe emrin Permet e ka marre nga prijësi i tij Premti qe për të mos rënë në duart e armiqve u hodh nga Guri i Qytetit.

Përmeti eshte i”rrethuar” nga  vargmali Kiçok-Taroninë-Qarrishtë-Dangëlli, që shtrihet deri në lartësitë e Postenanit, mbuluar nga pyje e livadhe  me gjelërim dhe në të djathtë nga vargmali Trebeshinë –Dhëmbel- Nemërçkë.

Ne kete pejsazh te renduar malor, shfaqet Lugina e Vjosës dhe e Zallit të Dëshnicës me nje radhe fshatra te mbuluara gati ne cdo stine nga gjelberimi.

Jo nga legjendat por nga dokumente te mbetura historike mesojme se si qytet ka ekzistuar dhe eshte zhvilluar qe ne shek. VI-VII dhe si qendër administrative eshte  krijuar në shekullin XV.

Sipas regjistrit osman, ne 1432 Përmeti ka patur vetëm 42 shtëpi, ndërsa në vitin 1930 numëroheshin rreth 140 shtëpi me 3000 banorë.

Per fatin e tij te keq qyteti i Permetit eshte djegur dhe permbytur disa here. Keshtu dhe gjate Luftës së Dytë Botërore qe u dogj dhe u permbyt katër herë.

Qyteti dhe krahinat rreth tij shquhen per natyren e bukur, piktoreske por dhe te pasur me monumente brenda e ne periferi te qytetit por dhe ne lartesite e tij siç eshte Bredhi i Hotoves, mrekulli e gjelberimit, freskise, qetesise dhe pushimit.

Te tjera: monument natyror Guri i Qytetit, Gryka e Këlcyrës dhe Ujët e Zi, ujrat kuruese të Bënjës dhe Kanionet e Langaricës, bukurite e malit të Dhëmbelit dhe Vrima e Cilikojkave.

Cdo vizitor vendas e i huaj ka shume per te pare duke qendruar dhe disa dite ne qytet e ne fshatrat rreth tij; ka kisha,  xhami dhe teqe të vjetra ne kohe po te mirembajtura si kisha e Shën Mërisë, Leusës, Teqeja e  Alipostivanit. etj.

Përmeti permendet per florë dhe faunë të pasur. Ka bimesi te shumellojshme dhe me vlera per ushqim dhe farmaceatiken.

Ka kafshe e shpendë te egra deri kaproll, dhi te eger, ari te  murrmë që ndeshet ne hapesirat e medha me pyje te Bredhit të Hotovës, ka pasuri me shpende te egra, pëllumba, thëllëza por dhe shqiponja etj.

Ne brigjet e Vjoses eshte zhvilluar gjuetia sportive e peshkut per shumellojshmerine e peshqve qe rriten ne ujra te pastra, qefull, levrek, ngjala, krap,pestrove etj.

Keto pasuri po shfrytezohen per gjallerimin e turizmit, jetes ne qytet e ne fshatrat e tij, per rritjen e te ardhurave lokale dhe te familjeve.Ka restorante dhe hotele si dhe vende te tjera per pushim dhe per te drekuar per te cilat do te tregojme ne nje shkrim tjeter.

Vizitojeni Permetin dhe do te mbeteni te kenaqur e te befasuar nga bukurite e tij dhe dashuria e njerezve me zemer te mire.

 

What do you think?

Written by Admini

Kadri Roshi-Kolosi i Teatrit dhe Kinematografisë Shqiptare me Lidhje të Forta edhe me Libohovën, Gjirokastrën dhe Krahinat rreth saj

Sipas Revistës “Forbes”/ Kancelarja Gjermane Angela Merkel Gruaja më e Fuqishme në Botë për Vitin 2019