in

“E bukura Odrie” – 7 Fotot qe Tregojne Me se Miri Mrekullitë e saj te Pa Shoqe!

“E bukura Odrie”. Keshtu i ka kenduar poeti popullor Odriese, Krahines se Rrezes, me natyre terheqese dhe tronditese me bukurite qe shfaq ne cdo stine te vitit.

Ujra te rrjedhshme qe burojne nga faqet e maleve e qe dora e njeriut i ka mbledhur ne krojet shekullore.

Vete labovitet me financat e tyre i kane mirembajtur ne vite me uje te rrjedhshem, te fresket e te ftohte-akull. Shembulli i viteve te fundit eshte ai i labovitit te respektuar Andrea Dilo qe rregulloi me parate e tij Kroin e Madh te Laboves.

Sa shume kujtime kane banoret e fshatrave Terbuq e Labove edhe per Kroin e Kallogrese per rregullimin e te cilit financoi Laboviti i nderuar Prof.Foto Toti.

Kodrat dhe pyjet e fshatrave te kesaj krahine jane te gjelberuara,kopshtijet me te gjitha llojet e pemeve qe varen neper dege e s`guxon t`i prekesh se i lendon, ju prish bukurine.
Edhe kur i sjelle ne mendje ato te japin ngrohtesi ne shpirt e kenaqesi shume te madhe!

Te tilla jane kopshtijet ne Terbuq, Labove te Madhe e te Vogel, Hundekuq e Andon Poçi, ne cdo stine te gjelberuara qe u varen frutat neper dege, rrushe, fiq, bajame e arre, mane, kumbulla etj.

Keto bukuri te natyres se Odriese jane ne sy te atyre qe banojne por dhe te larguarve qe ndarjen nga fshati e bene nga nevoja por qe nuk e harrojne, vijne dhe per pak dite e cmallen me natyren, me shtepine dhe njerezit.

Eshte dashuria dhe malli” Per te bukuren Odrije, plot me lisa dhe me hije” bukurite e tjera te se ciles mund t`i ndiqni edhe duke klikuar faqen Labova e Zhapes.

What do you think?

Written by Admini

Ja Cfarë Duhet të Dini Kur Niseni Për në Pikën Kufitare të Kakavijës!

Nuk i Ndahen Orizit, McDonald prezanton Hamburgerin e vecante per Japonezet!