in ,

Dr. Fredi Fico, komentatori i parë i rubrikës sportive në Radio Gjirokastra

Në faqen e FB: “Shtepia e Ficove Gjirokastër”, është vajza e Doktor Fredit, mikut tim dhe te gjithe gjirokastriteve e me gjere, që Gjirokastra e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes).

 

 

Pas ndarjes nga jeta, nderimi për të ka qenë në vëmendje te qytetit, shoqërisë dhe miqve, edhe jashtë Gjirokastres, ne Tiranë ku Defrim Methasani, Arbër Qatipi dhe 11 sportistë e komentatore sportive organizuan një aktivitet ne perkujtim te 10 vjetorit te ndarjes nga jeta te Dr. Fredit, me vlerësimin e merituar “Emër Simbol i Gazetarise Sportive.”

 

Aktiviteti i percjelle ne fb më ktheu shumë vite pas, në kontributin e Dr. Fredit edhe si komentatori i parë i radios tonë lokale.

 

Nga vitet ’80 e në vazhdim, Dr. Fredi, bashkepunetor i ngushtë i Radios lokale, pergatiste emisionin “Keshilla Mjekesore” që pëlqehej per temat e zgjedhura ne mbrojtje të shendetit, por dhe per zerin e tij te vecantë, radiofonik, ndaj dhe me pas u aktivizua në paraqitjen e lajmeve, pasqyren e gazetës “Pararoja” dhe komente nga shtypi i perditshëm.

 

Kur në radio erdhi drejtor Hysen Pojani, u diskutua per emisione te drejtperdrejta me publikun, po fitoi vetem “rubrika sportive” që tek degjuesit percillej me komentet e shkruara nga komentatori i mirenjohur Sokrat Papadhopulli.

 

Për kujtese, çdo fjalë e shkruar me pare lexohej, incizohej ne shirita, kontrollohej e pastaj transmetohej. Keshtu me lajmet, kronikat, reportazhet, fjalimet. Deri dhe emisione te thjeshta nga ndertimi dhe permbajtja si “Bisedojme dhe kendojme së bashku”, që përgatitej ne frontet e punes, institucione dhe fshatra.

 

Kështu trasmetimi direkt i ndeshjes se pare nga stadiumi u kthye ne ngjarje per qytetin. Bisedohej kudo e nga kushdo.Ne qender te bisedave ishte Fredi, protagonist, si komentatori i parë i trasmetimit te ndeshjes direkt nga mikrofoni i Radio Gjirokastrës, vendosur ne kabinen e stadiumit.

 

Me gëzim e shqetësim bashke, Fredi nisi trasmetimin:

“Jemi në trasmetim te hapur, në komentin tonë të parë të kësaj ndeshjeje futbolli të drejtperdrejte, me ju të dashur dëgjuës. Nga kjo e diel e në vazhdim, ju ftojmë të na ndiqni drejtëpërsëdrejti ne valet e Radio Gjirokastres….”

 

 

What do you think?

Written by admin

Vizita e Justin Godart në Gjirokastër, për të cilin Fan Noli shkroi se emri i tij “do mbetet i gdhendur në zemrën e cdo shqiptari”

Cose da vedere a Gjirokaster! Tripadvisor a tutti gli Italiani…