Historia dhe Kenga Polifonike e Familjes Çenko ne nje Dokumentar, nga Korifeu i saj Demo Çenko dhe Pasardhesit.
Familja e madhe Çenko eshte e njohur ne Gjirokaster,eshte si thuhet ne qytet, me rrenje. Ajo eshte rritur me kengen polifonike, nga i pari i shtepise e deri tek femijet sot qe jane burra.
Kur themi i pari kemi ne mendje te shquarin e kenges polifonike te qytetit, njerin nga baballaret e saj,i pandare nga grupi i mirenjohur i kenges polifonike te pleqve te qytetit me Xhevat Avdallin, njohur ne Shqiperi e jashte trojeve te saj.
Edhe dokumentari i pergatitur, sipas Rolandit, djalit te tij, eshte kujtese, nderim dhe vleresim per kontributin e çmuar te babait te tij per traditen dhe kengen e vjeter te Gjirokastres ashtu dhe vleresim per punen e pasardhesve ne kenge te kesaj familjeje.
Ja se ç`shkruan Rolandi ne nje postim qe ka hedhur lidhur me daljen e ketij dokumentari te rendesishem per historine e keges tradicionale te qytetit te Gjirokastres dhe trashegimine, percjelljen e saj nga njeri tek tjetri anetar i familjes, tek pasardhesit, Roland Çenko, Kastriot Çenko dhe Alvaro Çenko.
“ Dokumentar per familjen time po ne vecanti per ate qe me hapi rrugen mua dhe vellait tim te jemi keta qe jemi sot, nje familje ku kenga gjirokastrite ishte e para, kushtuar babait tim Demo Çenko. Kendonim dita me dite ne odane e shtepise. E niste kengen babai tim dhe e pasonin shtate djemte e tij kengen po te gjithe ne menyren me perfekte…”