Nga Monitor mesojme se dibranët janë “më pijedashësit” e vendit, ndersa qarku i Gjirokastrës ka shënuar shpenzime të ulëta, prej vetëm 2.2% të totalit, per pije alkolike. Por, kjo nuk do të thotë që konsumojnë më pak pije alkoolike, pasi shpenzimet në anketë nuk përfshijnë konsumin e qytetarëve nga prodhimi artizanal i verës dhe rakisë qe mbetet tradite per shume familje.
Në vend të dytë, renditet qarku i Elbasanit, të cilët gjithashtu gjatë vitit 2018 rritën shpenzimet për pijet alkoolike dhe duhan që ishin sa 5.2% e totalit të shpenzimeve nga 4.9% që ishte një vit më pare.
Shpenzime relativisht të ulëta janë regjistruar edhe në Durrës dhe Shkodër, ku sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, shpenzimet ishin përkatësisht 2.4 dhe 2.7%.