in

Dhi e Egër apo Dhi e Butë është kjo në Këtë Foto?!

Kemi degjuar te thuhet:” Ik more, u bere si dhi e eger! “ po jo “ U bere si dhe e bute”, edhe pse dime qe ka dhi te egra dhe dhi te buta, si dhia e Hasit qe promovohet ne panaire ne sy te blegtoreve qe i rritin e ne gare se kush do dali e para ne dukje e ne sasine e qumeshtit.

Ka dhe race franceze qe ka hyre dhe ne vendin tone dhe qe  per permiresimin dhe seleksionimin e kësaj race eshte punuar per me shume se 65 vite, race qe rrjedh nga Alpet Franceze prej nga e ka marr edhe emrin, me prodhimtari te  qumështit prej 600-800 litra, ndërsa tek ato rekorde arrin mbi 900 litra qumësht gjatë një laktacioni.

Por ato trajtohen ne kushte te vecanta e jo ne kullota te lira, sic ndodh me racat e vendit, si kjo dhia qe shikoni ne foto qe ka zbritur nga kullota e malit dhe i eshte qepur gjetheve ne faqen e ketij muri.

Duket si cudi qe te kulloti ne kete lartesi.  Ne veshtrimin e pare thua se i eshte ngjitur murit te madh ne sheshin e Çerçizit ne Gjirokaster. Mendja na shkon se mund te jete montazh po kjo nuk qendron.Faqja Vasjari Tepelene nga e kemi marre foton eshte serioze dhe komenti qe ka bere mesuesi i njohut tepelenas Petrit Zeneli eshte bindes:

“ Kjo aftesi e dhise,bazohet tek thundra e saj, e perbere nga dy thundra petashuqe te holla,ku ne raste te tilla,dhija perdor vetem njeren duke e vendosur ne nje pike mbeshtetje,sidomos ne palat e gureve te murit.Trupi mbeshtetet nga muri, duke mbajtur nje ekuiliber te persosur. Sjellja e dhise per ushqim neper shkembinje e shpella, ( i kam pare nga afer ne Kalivac te Tepelenes) ne ekskursion me nxenesit”, shkruan mesues Petriti.

What do you think?

Written by Admini

Prurje e bukur dhe emocionuese …

Njoftim i Prof. dr.Valter Memisha Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë