in

Dasma Lunxhote – Si Këmbehej Plloska me Verë për të Fuqizuar Krushqinë!

Dhe sot ne shtepi te familjeve te mëdha të Lunxherise, ne faqe të mureve shikon një apo dy plloska bashke që dikur mbusheshin me vere dhe perdoreshin ne nje nga ditet e dasmes se njohur tradicionale te kësaj krahine.

 

Ato përgatiteshin me lis, bli, panje ose arrë nga mjeshtra me emer. Në dasma, merreshin dhe hua, mbusheshin me verë dhe zbukuroheshin me kordele mëndafshi.

 

Në dasmat lunxhiote të afërmit çonin si dhurata për dasmën: dru zjarri, bukë bogaçe, ndonje bagëti për ta therur, por dhe një kanë ose plloskë me verë cilësore, nga të cilat zgjidhej më e mira.

 

Ndërrimi i plloskës me verë ditën e dasmës, midis familjes së dhëndrit dhe asaj të nuses, përbën një rit popullor të veçantë dhe unik nga përmbajtja.

 

Këmbimi i plloskës me verë bëhej nga vëllamërit ditën e dasmës dhe ky zakon, vec të tjerave nënkuptonte se ” u përzie gjaku, për të fuqizuar krushqinë”.

 

 

Koço Vasili, ne librin e tij “Dasma Lunxhote” pershkruan edhe kete situatë:

“Zakoni e do që para se nusja të dali nga shtëpia e saj, vëllami duhet t’i veshi nuses një palë këpucë të reja, dhuratë nga dhëndri. Në rastin në fjalë kohët ishin të vështira, kohë luftrash e skamjesh, familja e dhëndrit qe e varfër dhe këpucet i kish marrë hua. Njerëzit e nuses e kuptuan dhe nuk dëshironin që nusja të vishte ato këpucë, po bëhej një zhurmë e madhe. Vëllami u ndodh në një situatë të keqe. Të gjithë ishin të nevrikosur. Çfarë të bënte!? I erdhi në mendje se ishin rritur jetim, dhe ja mori këngës:

“Pashmaqet (sandalet) që të dërgova
Vishi moj për hatrin tim”.

 

U vendos një qetësi e madhe. Njerëzit e nuses u habitën, por vëllami vazhdoi:

“Vishi moj për hatrin tim
Se jam rriturë jetim…”

U tund divani nga kënga e vëllamit, po këndonin të dy palët, dasma vazhdoi…

 

What do you think?

Written by admin

Dashuri pas Mureve te ish-pallatit të Kulturës në Gjirokastër!

Elmas Boce – Atdhetari Themelues i Lëvizjes Teatrore në Qytetin e Gjirokastrës!