in

Cili uje ju pelqen, i frigoriferit apo i buceles?!

Me pare uji per te pire eshte mbajtur edhe ne plloska dhe bucela. Per keto paisje, shkruan specialisti Koço Mosko:

Plloska shërbente për të mbajtur ujë ose verë dhe e mirrënin me vete në ara ose në mal, ku punonin. Duke e vendosur në një hije, ajo e mbante ujin apo verën të freskët e të ftohtë, gjat gjthë ditës. Gjithashtu mund të përdorej edhe në shtëpi për këtë punë.

Plloskat në Lunxhëri përdoreshin ditën e dasmës, nëpërmjet një riti të veçantë, për të ndëruar verën midis familjes së dhëndrit edhe asaj të nuses. Këtë rit e kryenin vëllamërit. Plloskat e verës bëheshin me dru të veçantë si lis, arrë, bli, panjë, etj. dhe punoheshin me kujdes e me finesë nga mjeshtrat popullorë të krahinës ose dhe të zonave për rreth. Në to, shpesh gdhëndeshin zbukurime, ku dallohej shqiponja dykrenore, vilet e rrushit, fruta pemësh, lule, etj. Rrypi mbajtës i saj mund të ishte prej meshini specjal, ose një rryp apo gajtan i trashe mëndafshi shumgjyrësh.
BUCELA
Ështe një enë prej druri për të marrë ujë tek burimi ose në kroje dhe ruhej ne vende te ftohta ne shtëpi për të pirë ujë.

Uji për ta pirë hidhesh në nje enë prej bakri, që ne e quanim “mastrapa” ose në kana prej qelqi. Atëhere nuk kish frigorifere, por ujët në bucelë ruhej I ftohte dhe i freskët. Rëndësi për këtë mirrte druri nga qe bërë bucela. Nëse do të më pyesin: Cili është uji më i mirë i bucelës apo I frigoriferit me shishe plastike? Unë do ti përgjigjesha pa mëdyshje: Më pëlqen uji i bucelës. Bucela përdorej edhe për mbajtjen e verës në rraste të veçanta.

What do you think?

Written by admin

Receta e drekes per sot:Pispili me miell misri me spinaq, djathe te bardhe dhe oriz misri

Ambasada Amerikane: Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt