Vitet shkojne e bashke me to ndryshojne edhe njerezit, por veshjet popullore ato e ato percillen ne dasma,festivale e parada, te dallueshme ne stil, qendisje,perberesit, ngjyrat etj dhe , ne radhen e tyre, nese do t`i vendosnim ne nje ekspozite, do te dallonim kostimin e Lunxhit.
Mburrjet e fjalet jane fukarallek kur dihet qe kostumi i kesaj krahine eshte vleresuar ne cdo kohe edhe nga studjues te shquar apo udhetare te huaj si Bajroni etj.
Ja te shohim dy foto:
E para e disa viteve te shkuara, ndoshta e viteve 60 e larte.
Tjetra foto e tanishme, e muajit nentor 2020 kur ne Dhoksat u mbajt Divani Lunxhot nje festival qe nuk eshte vetem i fshatit dhe krahines por dhe grupeve te tjera folklorike te vendit.
Vec kenaqesise estetike dhe shpirterore qe marrim e ato rrezatojne, sic jane shprehur studjuesit kostumi lunxhot ka 15 pjese perberese duke folluar nga kepucet e deri tek kesula.
Kostmi Lunxhit promovohet nga nuset me te bukura te krahines qe jane dhe valltare te shkelqyera, pjesemarrese ne festivale e aktivitete kombetare e nderkombetare por bukuria e ketij kostumi qendron ne vlerat e tij artistike, ne pjeset qe e perbejne dhe qe i japin hijeshi.
Po cilat jane ato?