Ne udhetimin e tij te pare ne Shqiperi, mars-maj 1921, Justin Godart, politikan i shquar francez, vizitoi edhe qytetin e Gjirokastres.
Ketu eshte pritur nga banoret si dhe nga Kryetari e Bashkise qe ne ate vit ishte Javer Bej Hurshiti.
Perpara se te largohej nga Gjirokastra per ne Tepelene, ne dreken e shtruar, Kryetari i Bashkise i dha disa dhurata, nje pale opinga te qendisura dhe nje bërruc prej lekure dashi, nje thike te bukur dhe nje brez te qendisur me ar te Çerçiz Topullit.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Ne librin qe Justin Godart ka shkruar me pershtypje nga vizitat ne Shqiperi, veç te tjerave ka shkruar:” Çerçiz Topulli vrau Komandantin turk te Gjirokastres dhe me pas ate e vrane malazezet. Çerçiz Topulli eshte nje hero kombetar mjaft i njohur ne Shqiperi”.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)