in

Bimja,Ustai i futbollit gjirokastrit që “mashtronte” dhe “gënjente” vetëm në fushën e lojës

Ibrahim Braho (Bimja) eshte lojtar i Luftetarit nga viti `60 deri afer vitit 1975.

Usta Bimja ishte i pandare nga ekipi, mbrojtes i pathyeshem, luftarak edhe ne sulm dhe golashenues i talentuar me koke.
Bimja lindi ne lagjen “Punetori”dhe u rrit futbollist ne Fushen e Vjeter per te vazhdur futbollin dhe ne ” moshe te madhe”, afro 15 vjet ne loje,vitet me te shumta ne fushen e stadiumit ne lagjen 18 shtatori”.

Kur luante me shoke dhe mbronte fanellen e Luftetarit ne betejat futbollistike, Bimja bente dy pune, marangozine dhe futbollin, mire te dyja po futbollin ndryshe.

Sic thuhet dhe sot per te, ne jeten familjare e shoqerore e shoqeronte sjellja shembullore,urtesia dhe fjala e mire, karaketri i qendrushem i formuar qe ne vogeli me frymen paqesore te prinderve, te xha Elmazit,punetorit te ndershem te fabrikes se miellit qe mbi te gjitha e kish mesuar te mos genjente kurre.

Dhe Bimja, per sa kohe nuk kish filluar sportin e futbollit, ne shkolle e jashte saj, nuk e njihte genjeshtren por vec te verteten ne cdo dialog apo ballafaqim me njerezit. Ashtu ne familje, ashtu dhe ne Pazar, por ndryshoi ne fushen e futbollit.

Aty,me “:mashtrime” e “genjeshtra”u be i famshem, si centerbeg apo sulmues dridhte topin sic donte ne kembet e kundershtareve, me levizje spektakolare shenonte gola edhe me koke, ngrinte stadiumin ne kembe dhe lumturonte tifozerine gjirokastrite.

Ndodhi keshtu qe ne fillimet e karrieres se tij futbollistike deri ne mbyllje te saj dhe ne vitin 1975 u nda nga fusha e blerte si mjeshter, si Usta i futbollit gjirokastrit sic e quanin.

I tille ishte Bimja, lojtar ‘genjeshtar” qe vetem keshtu dinte te luante, te luftonte kundershtaret dhe te fitonte me mencuri, teknike dhe energji duke i falur qytetit te tij te dashur Gjirokastres, gezimin e fitoreve ne kamponatet futbollistike.

Tani Bimja i ka kaluar 75 vjec. Ndihet mire fizikisht po jo per te marre vrapin,per te bere dhe nje “prove” te vetme ne fushen e blerte. Kane kaluar shume vite nga dikur, ah dikur, kur manifesonte aftesite profesionale, talentin e tij , xhonglimet e pa arritur nga te tjeret, si mbrojtes i pathyeshem dhe sulmues luftarak.

What do you think?

Written by admin

Tek Porta e Kalasë…

Kujtesë/ Foto e rallë specialistë të uzinës metalike të qytetit të Gjirokastrës