in

Basho Thomai në kujtime

Cdo 1 Shtator, ashtu i ngadaltë nga mosha, dilte i qeshur te oborri i shkollës dhe i binte ziles për fillimin e vitit te ri. Tingujt e saj, sa më shumë shkonin vitet, dukeshin më të ëmbël në dorën e tij. Brenda asaj zileje që bëhej gjithnjë e më prekëse, kumbonin jeta e shkollës, jeta e tij dhe jona bashkë. Ja si e mbaj mend :

I hijshem, shtate larte dhe i drejte, si qepariz. Fytyrëgjerë, me sy të medhenjë, vetulla të trasha dhe qerpikë te dendur dhe te gjate, ne raport te drejte me permasat e fytyres, ngjyrë trëndafili të celur,e pastër dhe e freskët. Floket nuk i mbante te gjate, por i qethte kare. Rruhej dy here ne dite, mengjes e pasdite. Kete e kishte bere zakon. Ne koke, ne stinen e veres, zakonisht mbante borseline te bardhe. Nuk u krrus kurrë gjersa u nda nga jeta.
Ne rrugë ecte qetë dhe pa u nxituar. Ne moshën e tretë, përdorte nje bastun luksoz. Me përzemërsi dhe nënqeshje te vecantë, përshëndeste njerëzit. Dukej i kujdesshëm, se mos ndonje i kalonte prane dhe ai nuk e vinte re. ndaj gjithmonë shfaqej i vëmendshëm, i menduar dhe i qetë, disi i gezuar. Mund te kishte nje hall e shqetsim, po nuk e tregonte vehten tek te tjeret. E dinte, mësues i qytetit, shumicën e banorëve nxënës. Ishte njeri publik dhe shpesh thoshte “Duhet te shfaqesh si duhet e si te mendojne e te duan te tjeret. Pra gjithmone njeri me terezi e i sakte”.
Zoteri, shquhej dhe nuk konkurohej per veshjen, guston dhe estetiken. Mbante kostume me karakter stinor, gjithnje te pastra dhe te hekurosura. Ne vere preferonte kostum me ngjyre bezhe te celur ose te bardhe. Ne dimer në ngjyre te erret. Në ditë me borë vishte pallto të trashë, dimërore, gub.
Ne pantallona nuk vendoste rripe mezi, por i mbante ato me tiranda. Vishte kemisha te bardha, te hekurosura me kujdes dhe me jakë te kullarisur. Mbante kurdohere kullaro. Ne disa raste ate e zëvendësonte me papion ngjyrë të zezë, duke krijuar nje kontrast te mrekullueshem me kemishen te bardhe e te ndriteshme. Kepucet cdo dite te bojatisura dhe me shkelqim. Ato ne dimer i mbronte nga lageshtia e baltrat duke veshur mbi to galloshe kaucuku sintetike te llustruara.
Qafa e Pazarit për të ishte si oda e madhe, ndihej si në avllinë e shtëpisë. Këtu bënte pushimin e dytë apo të tretë përpara se të ulej në Klubin e Gjuetarëve. Përshëndetej e fjalosej një copë kohë. Në degëzimet e Qafës merak kishte tabelën e reklamave për filmat e rinj. Këtë nuk e bënte për kureshtje, c`film i ri luhej. Në titujt e filmave dhe shkrimet për to, « vinte dorë », bënte koregjime dhe nëpër dhëmbë thoshte « A Petro, Petro, a Qani, more Qani ! ».
Nje sy u hidhte dhe tabelave të dyqaneve. Gjente fjale te shkruara gabim nga ana ortografike, lajmërimet e thjeshta i korigjonte, ankohej dhe në institucionet përkatëse. I dhimbej cdo fjalë, se kishte punuar e vuajtur per gjuhen shqipe, dinte dhe cmonte përpjekjet e të parëve, Kristoforidhit me shokë, mendimtarë e patriotë të Rilindjes Kombëtare.
Basho Thomai ishte mësues i përkushtuar, i përgjegjshëm dhe i ndershëm, i sjellshem dhe i kulturuar në detyrë e në jetë; model ne mesimdhenien e gjuhes shqipe. Ne kohen e vet stigmatizohej autoritet arsimor, shkencor e pedagogjik ne shkalle Qarku. Për vite të tërë në inspektorinë Arsimore te Qarkut te Gjirokastrës fjala dhe këshillat e tij ishin te matura dhe bindëse.
Dashuri dhe pasion te jashtëzakonshëm ushqente per gjuhën shqipe dhe me këmbëngulje kërkonte qe ajo te shkruhej e te flitej qartë, bukur e drejte jo vetem nga mesuesit e nxënësit, por nga të gjithë. Edhe gazetarët, thoshte ai, ne shkrimet e tyre nuk duhet te lejojnë gabime gjuhësore dhe perdorim te panevojshëm të fjalëve të huaja.


Thonë, kur bisedoje me Papapanon duhet te ishe shume i vemendshëm. Të ndërpriste e te qortonte nëse në të folur bëje shkelje të rregullave gjuhësore e sintaktike. Merak kishte sidomos perdorimin e drejte te shenjave te pikesimit. Temat e preferuara për të në gramatike ishin peremrat, mbiemrat pronore si dhe trajtat e shkurtera te peremrave vetore.
Zbatimit të rregullave të gjuhës nuk iu nda kurrë, nga viti 1908 e në vazhdimësi. Si intelektual i klasit të parë, i formuar dhe frymëzuar nga programi i Rilindjes Kombëtare, që në fillimet e punes, bashkoi forcat me intelektualët e kohës për mësimin, pasurimin dhe pastrimin e gjuhës shqipe nga “mishi i huaj”. Për këtë kërkesë të brendëshme të shpirtit të pafjetur këshillonte të zbatohej nga të gjithë mesuesit, vecanërisht ata të rinj me synim të mbetej detyrë numër një, ndaj dhe perseriste “gjuha të mësohet mirë e të ruhet e pastër, të tingëllojë e bukur në gojën e cdo fëmije dhe të rrituri”. Kësaj i shtonte porosinë “për pasurimin e saj me fjalë të reja nga gurra popullore dhe mbrojtjen ne vazhdimësi nga fjalët e huaja”.Merakun për këto dy shtylla të rëndësishme e kishte të vazhdueshëm, të jashtëzakonshëm dhe këmbëngulte fortë, i cmonte themele te forta, të shëndosha.
Ai nuk iu nda kurrë alfabetit shqip e shkronjë me pas shkronje hartoi dhe abetaren e vet c`ka flet për kontributin si mësimdhënës por dhe si krijues, lëvronte vjershat dhe prozën e shkurtër, tregime të shkurtëra për fëmijë, një pjesë të vendosura në abetaren që njihet po dhe në botime të përbashkëta.
Në orë mësimi harronte zhvillimin e temës kur ndihej përballë ‘’armikut’, fjalëve të teperta që i bombardonte e për bartësit thoshte “ ti je per 7 penxheret”, u kthehej shpjegimeve per te hequr dore prej tyre edhe 2 e 3 herë.
Aq sa i mirë e i butë shprehej kurdoherë, i hipnin “xhindet” nga përballja me to. “Keto, fjalët tona, janë dhe më të bukura, ndaj duhet t`i përdorim e të rejat t`i futim ne fushën e lojës”. Merak kishte organizimin e takimeve gjuhësore, konstruktive mes mesuesve e studiuesve të gjuhes shqipe, analizat për probleme gjuhesore mbi bazën e artikujve të shkruar dhe botuar në shtyp, të libravë me lëndë gjuhësore të Cabejt, Xhuvanit, etj. Fliste për udhetare dhe gjuhëtarë te huaj, për Joklin dhe ishte krenarë që ish nxënësi i tij Cabej kish studjuar ne Vjene dhe mesues kish gjuhëtarë me fame boterore.
Për këto dhe cilësi të tjera u shqua qysh ne fillim të detyrës fisnike nga viti 1908 e deri disa vjet pas daljes ne pension. Ai e filloi mesuesinë në një kohë kur në Gjirokastër e ushtronin pak veta dhe në fund të vitit veta, ndaj dhe kishte ngarkesë e përgjegjësi të madhe, në kushte të vështira për ambiente, baze materiale, frekuentim te kufizuar, nga presionet e vazhdueshme që shqipja të mos zinte vendin që meritonte si gjuhe e pare vendi.
Të shumta janë dhe kujtimet e bashkëkohësve, ish nxënës, kolegë e qytetarë për Mësuesin e Popullit Thoma Papapano

Hamit Kokalari, ish nxënës i gjimnazit 1923-1927, Për mësuesin Thoma Papapano ne kujtimet e tij kera shkruar: “ Thoma Papapano të bënte përshtypje me atë fytyrën e tij të celur që ndrinte nga kënaqësia sa herë që nxënësit i përgjigjeshin mirë dhe dukej sikur rronte pikërisht për të ndier një kënaqësi të tillë përherë. Por në një rast na zuri të tërë ngushtë me një pyetje të tij të papritur. “ Cila është shpikja e parë e dobishme e njeriut”. Secili jepte një përgjigje, por ai tundte kokën në shenjë mohimi dhe kjo vazhdoi për një copë herë. Më në fund përgjigjen e dha ai vetë.”Sapuni”,-dhe ne të gjithë mbetëm gojë hapur nga habia dhe të trishtuar nga pamundësia për ta gjetur këtë përgjigje kaq me vend. Thoma Papapanua kishte një dashuri të vecantë për fjalën katërshor (fletore shkrimi), të cilën, me sa duket, e kishte krijuar vetë ”.
Vaso Boshnjaku, nxënës i viteve 1936-1939: “Nuk do t`i harroj kurrë pedagogët e mi të nderuar basho Thomanë, Siri Shapllon, Elmas Canin, Kadri Babocin, të cilët nuk interesoheshin vetëm për të na dhënë arësim dhe edukatë, por edhe për jetën dhe hallet tona familjare. Kur kthehesha nga fshati e hyja në klasë me një frymë, shpesh i lodhur nga udha e gjatë dhe i dërsitur nga vapa ose i lagur nga shiu, më pyesnin me përzemërsi: “Ishe ne fshat, mor bir? Si qenë prindërit me shëndet? A i dhe të falat tona babait. Je i lodhur dhe i lagur, clodhu pak, thaju!…”.

Mësuesi i Popullit Lame Xhama, për një kohë inspektor arsimi dhe mësues i gjuhës e letërsisë, ka shkruar me dashuri për bashkëkolegun Thoma Papapano: “ Si përfundova pushimet verore të vitit 1946, më erdhi emërimi për transferim në Gjirokastër, Në shkollën e mesme “ Asim Zeneli” gjeta një kolektiv mësuesish shumë të përgatitur. Një pjesë e mirë prej tyre vinin nga rrethe të ndryshme të vendit. Disa kishin mbaruar edhe shkolla të larta jashtë shtetit, por kishin ndonjë “cen” në biografi dhe mbaheshin nën vëzhgim. Unë isha i kënaqur që zëvendësdrejtor ishte Thoma Papapanoja, një mësues i nderuar e fisnik, punëtor i palodhur i arsimit, me të cilin njiheshim prej kohësh dhe kishim bashkëpunuar për mbarëvajtjen e arsimit në Sarandë e në Konispol.
Figura dhe qendrimi i Papapanos ne vitet e Luftes, ka zenë vend edhe ne kujtimet e Vito Kapos, në atë kohë mësuese në Zagori por që punonte per te organizuar veprimtarine e celulave antifashiste dhe në krahina të tjera të Gjirokastrës. Kur u ballafaqua me Thoma Papapanon, në atë kohë Shef i Arsimit të Gjirokastrës, edhe pse ai e pa t`i futej në zyrë me uniformën partizane, e priti mirë duke i thënë të ndihej e qetë se nuk do të ndodhte asgjë, perkundrazi, e mbeshteti duke i dhënë rrogën më shumë se një vit.
Ja cfarë ka shkruar Dritëro Agolli për basho Thomanë, mësuesin e tij të letersisë, kur ishte nxënës i tij:’Une gjithmone keshtu e mbaj mend gjithnjë me ato syze te bukura, gjithnjë me atë fytyre te pastër, gjithnjë i rruar, me kravatë, me cantë. Se mos vetëm unë. Ecën në kalldrëm duke trokitur këpucët që shkëlqejnë. Ecen bukur, i menduar, i qetë. Gjithë burrat e gjithë gratë në moshë gjer në gjashtëdhjetë vjec, që ecin në këto rrugë me kalldrëm të qytetit, ndofta kanë qenë nxënësit e Basho Thomait, mësuesit thuaj më të vjetër të Shqipërisë që edhe në 31 dhjetor në mëngjes, në ditën e fundit të 1964-ës, ngjit shkallët e shkollës Asim Zeneli, në Gjirokastër….

Thimjo Muci, fillimisht komandant i cetës së Rrëzës dhe më pas komandant i babalionit « Misto Mame », kujtimet e para i lidhte me babanë e Basho Thomait që meshonte shqip ne kishën e Labovës se Zhapes, të Tërbuqit po dhe ne atë të Varoshit dhe Pazarit të Vjetër. « Prifti Papapano i bente përshpirtjet ne gjuhen shqipe. I degjuar ne pune te kishes dhe Mitropolise, i donte femijet dhe i afronte ne mesimet e fese. Ai nuk e arriti clirimin e vendit. Me kujtohet percjellja qe i beri Gjirokastra per ne banesen e fundit. Njerëzia ishin bere bashke, disa qindra, te krishtere e myslimane, te cdo besimi. Autoritete te larta te pushtetit e te fese mbajten fjalime me vleresime si memedhetar, përhapës dhe mbrojtes i gjuhes shqipe. Me fjale te merituara, foli noteri i qytetit, gazetari Vangjel Koca, burrë i ditur. Ne moshe qe isha kuptoja mire se c`po ndodhte ne ate ceremoni. Papapano Plaku nderohej si shqiptar, si prift dhe krishter i mire qe dhe më shumë se veten, donte fjalen shqipe dhe perendie.

Me Papapanon, ish-mësuesi veteran, i ndjeri Qirjako Hila, është njohur per herë të pare ne vitin shkollor l946-l947 : « Dy dite pas mbarimit te provimeve te lirimit, zoti Thoma, mu afrua dhe me tha : « Ju lunxhoteve ju admiroj se flisni dhe e shkruani paster gjuhen shqipe ». Sic duket zotit Papapano i kishte bere pershtypje hartimi im ne provimin e lirimit dhe kete shpejt e shprehu duke me thenë :’’U kenaqa shume kur lexova hartimin tend qe kishe shkruar bukur me ate gjuhen e paster plot me figura letrare te bukura e te goditura ».
Bajo Topulli, nipi i Vëllezërve Bajo e Cerciz Topulli, në librin « Të tregosh për Gjirokastrën dhe gjirokastritët », faqe 227-232 shkruan me dashuri dhe respekt për Pano Cucin dhe të birin Thoma Papapano : « Pano Cuci ishte një patriot i madh i zjarrtë dhe jo më pak trim se të tjerët.. Ai për alfabetin shqip për shkrimin dhe Shqipërinë kishte bërë shumë. Nga ky patriot kam nderin të gëzoj edhe nje privilegj ; Megjithëse myslyman, u pagëzova në një kishë nga duart e tij dhe emrin ma ka vënë vetë i paharruari Pano Cuci.
Prof. Dr. Agron Fico:” Gjimnazi “Asim Zeneli” ishte një shkollë me kërkesa të lartaMeritë të vecantë kanë edhe mësuesitMjafton të përmend njërin prej tyre – Thoma Papapnon, një personalitet i gjuhës shqipeProfesor Papapanua, ose siç thuhej në intimitet “Basho Thomai”, ishte shëmbëlltyra e arsimtarit ideal: i veshur me kujdes, i matur në të ecur, i qetë në bisedë dhe i urtë në mësimdhënie, kudo e gjithmonë buzagaz; në gjurmët e Rilindësve tanë, gjuhën shqipe e kishte altar. Në klasë krijonte një mjedis adhurimi për gjuhën shqipe me fjalën e ngrohtë dhe taktin e përshtatshëm ndaj nxenësve. Rregullat abstrakte të morfologjisë ose sintaksës i paraqiste fare thjesht. Thoma Papapnua na theksonte se “Gjuha shqipe fjalëve të huaja u vë qeleshen shqiptare”, dhe që, “rregullat e gjuhës shqipe t’i mësojmë edhe t’i tretim”.
Kostandin Balloma është nipi i Basho Thomait, rritur dhe edukuar nën kujdesin e tij deri në moshën 15 vjecare. Sot ai është mjek i dëgjuar, Otorinolaringolog.Ai thotë se të bëhesh mjek dhe te realizosh karrierë të suksesshme nuk është një rrugë e lehtë ndaj dhe shprehet plot dashuri e mirënjohje për Basho Thomanë që i ushqeu dashurinë për këtë profesion. Në ditelindje, ne Ditën e Emrit etj. uronte që të behesha mjek i dëgjuar si miqtë e tij të ngushtë Dr. Zhusti, Dr. Vasil Laboviti dhe Dr.Vasil Jorgji”.

Stefan Papamihali, Skulptor i Merituar, qe nuk rron, ishte “ushtari” i Basho Thomait, djali i pa përtuar i “shtëpisë”.
Në këto marrëdhënie, lëvizte dhe shoqëria me të, plot mirëkuptim, e dukur dhe jo e fshehte. Ama, kur shkonte në kinema, sa e shikonte tek Klubi i Gjuetarëeve, kthente rruge ose e shtynte filmin per oren 7 e jo në pese, kohë që Bashua linte klubin e zbriste për në shtëpi. Në keto raste ishte i lirë dhe shijonte filmat qe, sipas tij, i pëlqente shume dhe jo pak herë Bashua i kerkonte “llogari”, nese ndiqte ato për fëmijë, me lufte apo me ashtu…
Bashua nuk e urdheronte kurrë po e vinte ne punë me fjalë të mira e të buta, që nuk ia rritnin mendjen…I thoshte? “ O Stefan, nëse je i lirë dhe i ke bërë mësimet, hidhu nje vrap në Bashte të Teqesë Më ka vajtur mendja për lakra të egra, radhiqe më shumë! ‘Pastaj, kur të zbresësh nga rruga e Varoshit, mos harro, merr ndonjë pjepër me vulanga tek Kola, dhe kos tek Gega’’. Ne darke e kishte bërë rregull, nje gotë raki, jo më shume, me pak djath, qofte të Cile Mukës ose kukurec që bënte Kane Lula. Kosin e Gegës e kishte të pa hequr, cdo darkë… ‘‘.
Po i mbyll keto shenime me poezine e poetit te njohur Agim Shehu :

Ditë për ditë drejt nesh ti lart,
tërë kujdes mbi pllaka guri,
vije me fytyrën flakë
Si në ngjyrën e flamurit.

Sytë me vizatime drite
Të thelluar nga mendimi;
Udhën për gjimnaz e ngjitje
Si mbi vija bukurshkrimi.

Fjalëëmbëli i mirë,
s`të harruam e s`na harrove !
Zër` i zogjve në hapësirë
Te ngjante me zile shkolle.

Shkronjat, si zonja të fisme
Na i shkruaje me dorë,
mbi cdo fjalë që na flisje
rrinte Flamuri në Vlorë.

What do you think?

Written by admin

Postimi i Doktor Kalos/Për Familjen Kalo Jr, kjo ditë shënon fillimin e një ditë-jete të re

Ndahet nga jeta inxhinieri gjirokastrit Klement Çela