in

Bashkia Dropull jep e Para Sinjalin per Celjen e Fushates se “vonuar” te Pyjeve dhe Mbrojtjen e Tokes nga Erozioni

Bashkia Dropull me organizimin e aksionit te sotem per mbjelljen e fidaneve pyjore, dha sinjalin, ndoshta e pare, mes bashkive te jugut, per celjen e “Muajit te pyjeve”, sic eshte quajtur.

 Ne njoftimin e Bashkise, vec te tjerave, thuhet:

 “ Banoret e fshatit Vrisera interesohen me vepra, duke mbjellë pemë në fshatin e tyre.Por, ne Vrisera është edhe rezidenca e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Dropull, ku djemtë që janë pjesë e ketij Sherbimi u bashkuan me komunitetin lokal duke ndihmuar fuqishem në mbjelljen e pemëve në qendër të fshatit.

Një tjeter rast ky, i cili vërteton se Bashkia Dropull dhe gjithë punonjesit e saj, janë në shërbim të banorëve…”

Per brezat e vjeter, dhjetori eshte muaji I pyjeve,shoqeruar me aksione vullnetare nga shkollat, institucionet etj. deri afer muajit mars; mbilleshin peme pyjore, beheshin permiresime ne pyjet e degraduara si dhe ndertoheshin prita malore per mbrojtjen e tokes nga erozioni.

Shembujt dhe pervojat nuk kane munguar edhe ne bashkite e jugut. Siperfaqe te reja me pyje jane shtuar dhe te tjera jane permiresuar, po dhjetori qe ka hyre, edhe pse me shqetesimet dhe hallet e medha qe shkaktoi termeti i 26 nentorit, bene “ thirrje”, eshte koha per te mbjelle dhe freskuar pyjet, pasuri e madhe e keqperdorur dhe mbi shfrytezuar, per rivendosjen e mbuleses pyjore ne terrenet e demtuara apo te zhveshura.

What do you think?

Written by Admini

Inxhinier Bexhet Cobani:Demtimet nga Termeti duhen Azhornuar dhe Vezhguar ne Vazhdimesi

Mesoni si e pergatit Sherbetin me Manxurane Kozeta Içi, Mikja e Faqes tone