Nata e pestë e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës 2023
Motive nga qarku i Fierit, tipologji specifike nga Lushnja, Mallakastra, dhe trevat e këtij qarku. Rikthim tek motive tradicionale dhe freski paraqitjesh nga grupi i valleve të vajzave.
Për t’u pasuar më pas nga një triumf kostumesh nga Qarku i Shkodrës ku pesha specifike e veshjeve dhe koloriti etnografik bëhet edhe më imponues dhe vështrim-rrëmbyes, prej tingujve të lahutave, çiftelive dhe instrumentave të tjerë.
Në epiqendër të imazhit sfidant janë xhubletat e Malësisë së Madhe.
Një natë me spektakël ndryshe në kalanë e festivalit.