Rudina Hajdari me pushime, ja cfare i ka ndodhur...

Deputetja Rudina Hajdari ka hedhur kete postim ne faqen e saj ne FB::

Teksa po shëtisnin sot në plazhin e Durrësit me Sihanën, një zonjë na ndalon dhe kërkon ti falë një balonë Sihanës.

Hate Simoni është një grua e fortë.

Prej 20 vitesh del me karrocën e saj mbushur me lodra dhe mundohet të ushqejë familjen me ndershmëri.

Sakrificat e saj iu shpërblyen ditën që vajza e saj mbaroi masterin me nota të shkëlqyera.

Por shqetësimi i Hates ishte se vendet e punës nuk i merr merita e djersa e ballit por tesera e partisë apo nepotizmi.

Kjo i shtyn shumë të rinj të largohen nga Shqipëria edhe pse nuk e duan këtë.

I premtova Hates se do bëj çmos ta ndalim këtë sjellje.
Duhet t’ia kthejmë shtetin qytetarëve të ndershëm e punëtorë si Hate, e t’ua heqim nga duart militantëve e kryetarëve që pasuritë publike e taksat i trajtojnë si plaçkë lufte.

Hate sot i dhuroi një balonë Sihanës të cilën do e ruajmë si kujtim për premtimin që i dhashë.

Nuk ka motivim më të fortë për mua se sa mbështetja e njerëzve të thjeshtë.

Faleminderit Hat!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com