Perkujtohet 100 vjetori i gazetes kombetare DRITA e publicistit dhe patriotit gjirokastrit Veli Hashorva

Ne shkollen e mesme Asim Zeneli te Gjirokastres, eshte perkujtuar 100 vjetori i gazetes kombetare Drita, botues i saj publicisti dhe patrioti gjirokastrit Veli Hashorva, delegat ne Kongresin e Lushnjes dhe qe ka marre pjese dhe ne shume aktivitete te tjera per mbrojtjen e ceshtjes kombetare.

Me kete rast, Kryetari i Unionit te Gazetareve Shqiptare, Aleksander ÇIPA, i vleresuar nga Keshilli Bashkiak me cmimin Mirenjohja e Gjirokastres, eshte shprehur:

Sot, në qytetin tim (ku grija merr peshën e një perandorie të përhershme si hise e natyrës), mora emocionin dhe kënaqësinë e një çmimi mirënjohjeje.

Është një vlerësim që vjen në emër të njerëzve të qytetit ku u rrita, u shkollova, u formova dhe u bëra prind. Por mbi të gjitha, u denjësova për të hyrë dhe vijuar qëndrueshmërisht, në profesionin tim të vetëm, atë të gazetarit.

Faleminderit Gjirokastra ime!

Faleminderit Bashkisë, kryetarit të saj zotit Flamur Golemi!

Faleminderit zonjës kryetare të Qarkut Lindita Rova dhe Prefektit të Gjirokastrës zotit Odise Kote!

Por në mënyrë të posaçme, faleminderit të gjithë kolegëve dhe mentorëve të mi të gazetarisë në kohë, gjirokastritëve të çmuar!

Faleminderit Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, dega Gjirokastër dhe drejtuesit të saj, kolegut dhe artistit, Ilir Lluri!

Është padyshim kryeçmimi vlerësues për punën dhe jetën time profesionale në tri dekada që asnjë grimë kohe nuk është ndarë dhe shkëputur nga qyteti që ndiej dhe dua aq shumë. Aq më tepër, e gjetur për t’u shprehur në një ditë me përvjetorin e 100 të gazetës rilindase “Drita” të shekullit XX.

Sepse Gjirokastra është ndër ato qytete që të bind se shekujt që shtohen në jetën e vet, vërtet e plakin atë, por rinojnë historinë e tij.

Në qytetin tonë, nënshtresat e gurit janë shumë herë më të parëndësishme përballë shtresimeve dhe pasurive kulturore, ku shumëshquhen ato të historisë së medias dhe gazetarisë gjirokastrite.

Si bregas i Gjirokastrës, jam i lumtur që jam pjesë e vijimtë e traditës së bijve kulturologjikë të Bregut të Detit që u shkolluan në Gjirokastër dhe kontribuan në harkun kohor të 100 viteve të fundit, ku dhe bashkëkrijuan me më të mirët gazetarë shqiptarë të shekullit të fundit, si Hashorva, Meksi, Zavalani, Merxhani, Koça etj.,.një pjesë historie të rëndësishme për gazetarinë dhe kulturën tonë kombëtare. Bashkë me më të shquarit e mësipërm u bënë edhe më të mëdhenjtë e Bregut himariot si Petro Marko i Dhërmiut dhe Neço Muka i Himarës. Mua, në mënyrën më modeste, më ra shorti të vijoja këtë raport kronike dhe historie gazetareske, në dy kohë të tjera, por besoj, me të njëjtin përjetim shpirtëror.

Faleminderit qytetit tim Gjirokastër, që ndër mësimet e parreshtura të provuara, më shtoi sot, këtë më të veçantin, dhe specifikisht më përjetuesin!

Gjirokastra ime, mirënjohjen tënde e kam një barrë mirënjohjeje të pashlyeshme përgjatë jetës!!!

Faleminderit përherë!