Ne "Anijen e Dragoit"/ Mesoni se si dhe ku lindi festa e 1 Qershorit

Sot fëmijët gëzojnë Diten e tyre, 1 Qershorin. Atmosfere e gezuar , festive, ne shkolla, ne rruge e parqe.Keshtu festohet ne cdo vit, me urime , me argetime, kenge e valle.

Po si lindi festa e 1 Qershorit?

1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Kjo gjë rastisi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë.

Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.