Ndahet nga jeta gjirokastriti i vjeter Budin Kale

Eshte ndare nga jeta Budin Kale, nje nga burrat e vjeter dhe te mire te pazarit te Gjirokastres, zanatciu duararte, mjeshteri ne profesionin e llamarinistit.

 

Pas ketij lajmi te hidhur  Budin Kale do te mbahet mend e nuk do te harrohet kurre se i perket atij brezi gjirokastritesh qe jetuan dhe punuan si qytatere te ndershem qe edukuan dhe mesuan te tjeret me shembullin e tyre ne pune e ne jete.

Budin Kale kishte dy zanate, te parin per te mbajtur shtepine dhe rritur femijte, te dytin per pasion, ate te bleterritesit.

Te dyja keto zanate Ai i zoteronte si mjeshter dhe cfare dinte per vete ua mesonte dhe te tjereve, mbeshtetur dhe ne traditen e mjeshterve te pare te punimit te llamarines dhe bleterritesve gjirokastrite.

Me ikjen e Budin Kales nga kjo jete, Gjirokastra humbi nje burre te vertete te saj, te ditur e te urte, te folur e te dashur qe i zinte vend fjala ne lagje, qytet e mbare shoqerine gjirokastrite.

I  paharruar kujtimi dhe kontributi i Budin Kales qytetarit me cilesi e vlera qe dukej se nuk do ikte kurre nga shtepia, avlia, sokaku i lagjes, Qafa e Pazarit dhe Klubi i Gjuetareve, nga Gjirokastra qe e donte aq shume.

Ngushellime familjes, u prehte ne paqe shpirti i Budinit te mire!

gjirokastraonline