in

Mishi i Paskuqanit vjen me Fugon deri në Gjirokastër – Kujdes ku e bleni mishin!!!

Autoritet Kombëtar i Ushqimit, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe në vazhdim të masave për disiplinimin e tregtimit të mishit, bllokoi një ditë më parë sasi të konsiderueshme mishi dhe penalizoi disa subjekte.

“AKU bën me dije se zbuloi se brenda nje furgoni mallrash me targa 3012 B dhe që drejtohej nga Kristo Mukades transportohej mish për konsum njerëzor, në kushte të tmerrshme. Siç e shikoni edhe në foto e video, brenda në furgon ishin 65 kg mish.

Vetë drejtuesi i mjetit ka pranuar se e kishte për ta shitur. AKU bllokoi mjetin, sekustroi mishin dhe gjobiti me 300000 mije lek subjektin. Po kështu, gjate inspektimit të një restoranti në Tiranë, gjeti dhe sekuestroi 21 kg mishi keci pa vulë dhe certifikatën veterinare. Ndaj subjektit u vendos masa e gjobës 200.000 lek dhe u sekueatrua mishi.

Inspektorët e AKU, në një dyqan tregtimi mishi ne Paskuqan, me adminiatrator Artis Lala, konstatoi 198 kg mish pa certifikaten veterinare dhe vulë. Për këtë arsye, AKU gjobiti subjektin me 300000 leke, si dhe konfiskoi mishin, një frigorifer dhe veglat e punës.”

Aksione me bllokime e sekuestrime ka pasur dhe ne Fier, Vlorë e Gjirokastër./a.f/Dritare.net

What do you think?

Written by admin

Futbollisti Shqiptar Xherdan Shaqiri Rrëfen në Mediat Zviceriane Përjetimin e Dhimbshëm Gjatë Luftës!

Kristal Abazaj – Futbollisti i Luftëtarit merr Çmimin “Më i Miri i Dhjetorit”!