in

Kristal Abazaj – Futbollisti i Luftëtarit merr Çmimin “Më i Miri i Dhjetorit”!

Mbyllja e vitit 2017 ishte perfekte për Kristal Abazajn: rezultate të shkëlqyera me Luftëtarin, gol Partizanit dhe gjithashtu Kukësit për dy fitore të mëdha dhe në fund të vitit edhe marrëveshja për kalim të Skënderbeu në fund të sezonit.

 

Për 21-vjeçarin është një moment fantastik dhe nuk mungojnë nderimet për të. Shoqata “Sporti na bashkon” e ka vlerësuar me çmimin Futbollisti i muajit dhjetor, duke e çuar këtë çmim në Gjirokastër për herë të parë në këtë sezon.

 

 

Një çmim që në një farë mënyre është për gjithë ekipin e Luftëtarit, sepse në dhjetor shkëlqyen të gjithë, duke nisur nga Abazaj, Bregu e Rroca.

 

What do you think?

Written by admin

Mishi i Paskuqanit vjen me Fugon deri në Gjirokastër – Kujdes ku e bleni mishin!!!

Shekullin e Kapërceu! 100 Vjeç Mbush Sot Tomor Kotroçi, Burri Trim nga Dunavati!