in

Me hidherim ndajme lajmin se ka ndërruar jetë ekonomisti gjirokastrit Bashkim Shkurta

Me hidherim ndajme lajmin se ka ndërruar jetë ekonomisti gjirokastrit Bashkim Shkurta.

Ndarja nga jeta e tij është një humbje e madhe për familjen, te afermit, miqte dhe te gjithe ata qe e njohen e punuan me te.

Bashkimi mbaroi me rezultate te larta fakultetin e ekonomise te Universitetit Shteteror te Tiranes dhe pas diplomimit sherbeu ekonomist dhe shef finance ne ndermarrje ekonomike ne Veri te vendit.

Me pas per vite me radhe pa u shkeputur nga profesioni i ekonomistit dhe me detyra me pergjegjesi deri shef finance, sa doli ne pension.

Ka punuar gjithashtu dhe ne seksionin e finances te aparatit te Komitetit Ekzekutiv te Rrethit, i vleresuar per profesionalizem dhe korrektesi ne detyre.

Per nje periudhe me te gjate punoi ne ndermarrjen e Ntanit dhe uzinen metalike ku gezonte respekt per punen dhe marredheniet me punonjesit dhe qytetaret.

Ka kontribuar edhe me shkrime ne shtypin lokal per analizën ekonomiko-financiare, kontabilitetin, financat ekonomike në përgjithësi.

I paharruar kujtimi dhe puna e tij ne sherbim te komunitetit gjirokastrit e me gjere.

U prehte ne paqe shpirti i mire i njeriut te ndershem !
..

What do you think?

Written by admin

Nje foto,nje kujtim/ A i gjeni dot, ne cilin rresht jane mjeket e njohur Pjerin Radovani dhe Kristaq Xhumbi?

Sot urojme per 80 vjetorin e lindjes muzikologun gjirokastrit Naxhi Kasoruho ” Mjeshter i Madh”