in

Lefter Çipa në Gjendje të Mirë Shëndetësore! I Urojmë Shërim të Shpejtë Penëtarit të Shquar të Fjalës dhe Këngës së Popullit!

Gazetari dhe poeti Aleksandër Çipa ka percjelle pak me pare ne faqen e tij ne FB nje shenim ku ve ne dijeni miqte  dhe te njohurite e babait te tij, poetit dhe kengetarit te shquar te Laberise, Lefter Çipa, se tani babai i tij eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe se ndodhet me parametra normale ne reanimacion.

“Miq dhe te njohur te babait tim, Lefter Çipa, per te shmangur çdo paqartesi, ju bej me dije se im At prej nje muaji gjendet ne Spitalin e Traumes ne Tirane, pas nje perkeqesimi ne kemben e djathte. Diten e enjte ne mengjes, (data 23 janar 2020) perkeqesimi i gangrenizimit te kembes i shkaktoi nje trompo e cila e beri te pashmangshem nderhyrjen kirurgjikale mbi kemben. Trupa mjekesore me profesionalizem dhe dashuri per pacientin ia doli me sukses. Aktualisht Babai yne eshte ne gjendje te permiresuar dhe me parametra normale ne reanimacion.

Falenderojme gjithe stafin mjekesor dhe miqte qe na u gjenden prane ne keto momente te veshtira.

Falenderojme ne emer te Atit tone, qindra miqte e mijera dashamiresit e artit te tij kudo neper Atdhe dhe ne Bote! Qofshi perhere ne mbaresi!

Me respekt,

Familja Çipa.

Nga momenti qe u njohem me kete shenim te mikut tone Aleksander Çipa gjirokastraonline i shpreh familjes Çipa sherim te shpejte te babait te tyre te dashur, penëtarit te shquar te Bregut dhe Laberise, Lefter Çipa, i respektuar dhe i dashur nga mijera dashamires te fjales dhe kenges se tij poetike, humane e atdhetare.

What do you think?

Written by Admini

Sa “Bujarë” Jemi, Vendi që Zemë në Krahasim Me të Tjerët?!

Tërmeti i Fuqishëm 6.8 Ballë që Shkundi Turqinë