Kujtesë/70 vjet më parë, më 24 Maj 1950 në qytetin e Gjirokastrës u përurua godina e re e spitalit

70 vjet me pare, me 24 Maj 1950 ne qytetin e Gjirokastres u perurua godina e re e spitalit.

Kapaciteti për shërbimin Spitalor “Omer Nishani” Gjirokastër ishte 450 shtretër. E ndarë, 120 shtretër në shërbimin e pathologjisë, 70 shtretër në shërbimin e kirurgjisë, 80 shtretër në shërbimin e pediatrisë dhe pjesa tjetër i përkiste maternitetit.

Me pare, godina e spitalit ishte në lagjen Partizani me një numër prej 20 shtretër në shtëpinë e Shahin Karagjozit.

Gjatë kësaj periudhe trajtoheshin pacientë jo vetëm nga qyteti i Gjirokastës por dhe nga zonat përeth për sëmundje patologjike.

Personeli mjeksor i spitalit vazhdon te shfaqë kapacitet profesional dhe shkencor.

Dija shkencore mbi të cilën u themelua Shërbimi Spitalor, vazhdon të jetë udhërrëfyese dhe në ditët e sotme të këtij shërbimi.