Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Rumani, pasi një zjarr përfshiu një banesë. Ajo që ka ndodhur bëhet akoma më e frikshme, për shkak se prindërit kishin harruar në banesë fëmijët e vegjël.
Viktimat ishin të moshave gjashtë muajshe deri në gjashtë vjeç, ndërsa vëllai më i madh i tyre 14 vjeç arriti të shpëtojë me plagë të lehta. Autoritetet thanë se shkak është bërë soba me dru, me të cilën familja ngrohej, shkruajnë mediat e huaja.
Policia ka arrestuar prindërit, për neglizhencë ndaj fëmijëve të vegjël. Prindërit kanë pranuar se shpesh herë, kur dilnin nga banesa, linin fëmijët vetëm.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)