in

Hoteli ku Fjeti Mbreti i Italisë – Emanueli i III, me Arkitekturën e saj Neoklasike Italiane, sot Hotel Sopoti pret të shitet!

Ashtu si para çlirimit dhe sot ka emrin e parë, të pagëzimit, hoteli i Hadërajve, ndërsa pas çlirimit, gjate regjimit te kaluar, mori emrin Sopoti po pa iu ndërruar destinacioni, funksioni, mbeti restorant, kafe e hotel.

Hoteli i Hadërajve dikur ka funksionuar me dy porta, sot me njërën, kryesoren, që “vështron kalldrëmin me lule” deri në “zemër” të Qafës së Pazarit. Porta tjetër, vite të tëra e mbyllur, është në anën e rrugës që shkon për tek godina e Zigait.

Kur funksiononte restorant, ishte porta e pare e punes per hamejte që ngjitnin shkallet per te zbrazur thaset me ushqime, qymyrë e dru.

Në kohen e Zogut hoteli ishte luksoz, me i miri ne gjithe qytetin, dhe mbante emrin “Royal”, i frekuentuar pak nga vendasit e më shumë nga të ardhurit, veçanerisht nga te huajt, personalitete te politikes, ekonomise dhe shoqerise se larte.

Ketu flinin edhe deputete e turiste, udhetare te huaj qe vizitonin Gjirokastrën. Shërbente për pritje e percjellje te delegacioneve. Perveç dhomave te gjumit kishte restorant e bar modern per kohen. Në një dhomë të veçante mblidhej paria e kohës per lojën me letra.

Kronikat në shtypin e kaluar, Demokratia e Drita që delnin nga vitet 20 e larte te shekullit të shkuar, flasin per dreka e darka moderne per kohen, vallzime e koncerte.

Përfaqësite e huaja ne qytet ketu organizonin ceremonitë festive zyrtare por dhe ato familjare.

Në këtë hotel ka fjetur më 14 maj 1941 Mbreti i Italise, Emanueli i III. Ceremonia e pritjes u zhvillua ne shesh ndersa kokteji ne sallen e pritjeve te hotelit. Mbreti fjeti ne katin e dyte te nderteses, ballkoni i se ciles shikonte nga sheshi kryesor.

Te nesermen, nen masat e nje sigurie te larte, u largua duke lene pas kureshtjen dhe thashethemet e njerezve gjysem te pergjumur qe kishin dale ne shesh. Ardhja e Mbretit në popullsinë vendase ngjalli kureshtje, frike dhe shprese për investime, siç filluan, por jo ne zemer te Pazarit, por ne Gërhot. Ne vizitën e tyre disa ditore ne jug te vendit, edhe ne Gjirokaster, ne kete hotel kane fjetur dhe motrat e Mbretit zog. Kureshtaret qëndronin deri vonë, edhe pas mesnate ne sheshin e Çerçizit dhe ne hyrje te hotelit, me shprese per t`i pare.

I madh ishte numri i kureshtareve edhe diten që ato u larguan per ne Sarande. Kureshtja ka qëne e duket se ka mbetur akoma per te ardhurit nga larg, personalitete te politikes, artiste apo udhetare te huaj, sikunder ka ndodhur me grupin e artisteve sovjetike që luajten Skenderbeun ne mjediset e keshtjelles dhe rreth saj (linku). Po ne kete hotel, nga kronika e gazetës “Demokratia” mesohet se ka fjetur edhe Fan Noli kur erdhi ne Gjirokaster për zgjedhjet parlamentare te vitit 1923. Këtu ai darkoi me intelektuale te qytetit, gazetaret e gazetës Demokratia dhe mësues te qytetit.

Hoteli dhe me gjendjen që është sot, nuk ka humbur elemente karakteristikë të arkitekturës neoklasike italiane si ballkonet, kangjellat, elementet dekorativ në kornizat e dritareve, etj. dhe ka vite që funksionon pjeserisht, ne ambientet e katit te pare dhe ato te kateve te tjera. Si hotel është i pranuar per udhetare te rastit por jo per shumicen që vjen per turizëm, mbasi hotelet perballe e konkurojne si ne pamje, ne akomodim e sherbim. Ndonje investitor i huaj apo vendas, edhe pse ne faqen ballore te hotelit lexohet shenimi shitet dhe numri i telefonit, ende nuk ia ka vene syrin. Ndoshta nje dite do te ndodhe, të bjeri ne duar te sigurta per ta transformuar dhe ate ne ambeintet e brendshme, shenjë e mirë për konkurim dhe investime ne funksion te sherbimeve per turizmin ne qytet.

Te presim dhe te urojme që kjo te ndodhë, se pak veta ndoshta e dine që mjediset e mira nuk i ka vetem ne katet e larta, por dhe në ato “nëndhe” qe shume mire mund te shfrytezohen, të fjetura prej dhjetra vjetesh.

What do you think?

Written by admin

Esperanto – Gjuha që bashkoi një Gjirokastrit me një Braziliane!

Lajmi Hit i Ditës – Drejtoresha e Re e Burgut të Grave në Tiranë Vajza Tërheqëse nga Gjirokastra! I Gjithë Qyteti i Uron Suksese!