Fryme dashurie per Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Kryetarja e qarkut te Gjirokastres Lindita Rova eshte takuar me nxenesit e shkolles “Fryme dashurie”, takim i ngrohte ne prag festash.

“Kënga juaj gjallëroi sallën e Këshillit të Qarkut dhe ngrohu zemrat tona.
Urimet tuaja të ngrohta dhe të sinqerta sollën pranverë në mes të dimrit.
Si çdo vit, edhe këtë vit, erdhët duar e zemër plot, për të kënduar bashkë këngët e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Gëzuar mësues dhe nxënës të institucionit arsimor “Frymë dashurie”! Shëndet, begati, lumturi dhe suksese!”-shkruan Ajo ne faqen e saj ne fb per atmosferen e krijuar bashkeshoqeruar me disa foto.