in

Eshte ndare nga jeta Profesori i njohur gjirokastrit Adem Mezini

Ne kete ore te vonet, ora 12.10 nga nje postim i Ylli Asllanit, mesojme lajmin e hidhur se eshte ndare nga jeta Profesor Adem Mezini.

“… Nga sot arsimi shqiptar dhe shkenca e historisë ka një intelektual brilant më pak !
… Bota gjirokastrite humbi një nga bijtë e saj të nderuar, të ditur dhe interesant!
… Qysh në rininë e hershme do të bënte lajm çdo gjest dhe stil antikomformist i tij i jetesës…!
… Përherë në qendër të vemendjes… si sportist i shquar, student i talentuar, pedagog i spikatur, por ende i kërkuar edhe kur u tërhoq në vetminë e botës së letrave në perëndim të jetës!
… I simpatizuar si profesor për karakterin “rebel”, refleksin origjinal ndaj realitetit dhe hijeshinë e figurës…
… Rrallë gjen një personalitet shkencor që i ka qëndruar i vetëm me kaq dinjitet e ndershmëri linjës së ideve të tij para ofertave të kohës…!
Sikurse rrallë gjen një pedagog të “rreptë” kaq të dashur e të respektuar nga kolegët e studentët e panumërt!
… Personalisht do më mungojnë kafet e autografet pas çdo botimi, si dhe çastet e takimit tek “Argjirua e Peços ”, kur si gjirokastritë të vjetër merreshim vesh pa folur dhe mirëkuptoheshim edhe më shumë, kur kundërshtonim njëri tjetrin…
Lamtumirë Profesor!
U prehsh në paqe miku im i vyer!-shkruan Ylli Asllani, Keshilltar prane Presidentit te Republikes

What do you think?

Written by admin

Evis Fico kadidate per kreun e ILDKPI

Shtrohen tubot e ujit te pijshem per banoret e lagjeve malore te Gjirokastres