in

Hena e Nemerçkes mbi malin e Buretos -Foto artistike nga Jorgo Buka

Jo pak here ne gazeten tone virtuale kemi percjelle foto artistike. Ja njera prej tyre. Kjo e fotografit pasionant, mesuesit te njohur tani ne pension, Jorgo Buka.

Jorgua nuk njihet si fotograf profesionist, si zanatci qe te kete ushtruar artin e fotografise per buke e gjelle, perkundrazi , thjesht per te provuar syrin dhe per te treguar se eshte artist edhe ne marrjen e imazheve nga natyra.

Fotografia eshte art dhe art shpreh kur eshte artistike, me drite dhe hije , shume shprehese, si kjo foto, Hena e Nemerckes mbi malin e Buretos e cila ngjan me shume edhe si pikture mbi telajon e se ciles  piktori ka bere bashke qiellin, diellin dhe malin.

Nisur nga kenaqesia qe na dha kjo foto, ftojme edhe dashamires e pasionant te fotografise te na dergojne imazhe te ndryshme , bardhe e zi e me ngjyra, vec nje gje: Nga bota e pafundme e inazhit do te mireprisnim foto me elemente estetike dhe artistike brenda kornizes se saj.

What do you think?

Written by admin

Gjeni emrat e shofereve te Tiranes po me origjine nga Gjirokastra te linjes Gjirokaster -Tirane!

Ne piknik personeli i Kopshtit me dreke i lagjes Hazmurat ne Gjirokaster