"Ç`janë këta mo, Sojlinjë apo Sojsëzë?"

Kaq dite pa dale nga shtepia, se duan te jene ne rregull me veten dhe qeverine, di gjirokastitet e nje lagjeje te vjeter kane nje shqetesim te perbashket.

Duan t`u japin kuptim fjaleve Sojli dhe Sojsëz, ti shoqerojnë dhe me shembuj.

Japin e marrin nga penxheret me emra e shembuj po nga e shkuara, thone ç`degjojne ne TV se nuk shohin gje se  ç`behet jashte, jane dhe trembalak te medhenje, ja u ka bere korona rrupi-supi.

Ja t`i ndihmojme me keto pak rreshta qe dhe ata te jene ne dijeni te situates, pastaj flasim perseri nga darka:

Keto dy fjale me kuptime te ndryshme, nga te harruara, ne kete situate qe po kalojme kane gjetur “qytetari” ne mjedisin shoqeror.

Ato perdoren per te percaktuar sjelljen e qendrimin e personave te vecante per nje veprim qe kryejne apo per karakterin e tyre ne vazhdimesi.

Dhe me shpesh tani degjojme: Filan shites eshte sojli se ka ulur cmimet dhe ndihmon “fukarenjte” apo filan farmacist eshte sojsez se ka rritur cmimet e ilaceve dhe cilat, ato qe me pare njerezit ralle i shikonin me sy, si fjala vjen “bidonat” e xhepit me alkol qe njerezit i mbajne me vete per te mbrojtur duart.

Po mire keta qe kane dale ne kete situate per te rrjepur fukarane se te pasurit tani “nuk dine si t`i perdorin parate”, te tjeret qe duhet t`i kontrollojne ku jane?

E po jo te gjithe ne karantine, te dalin disa e te bejne detyren!