Sa per pasteri gjirokastritet jane te parat. Jo vetem gjyshet dhe nuset, por dhe vajzat e shtepise, pastertine e kane te trasheguar, shtepi me shtepi e lagje me lagje.
Pastertia fillon nga brenda e jashte portes, llamburit shtepia, ne cdo ambient, edhe muret me te bardhe, gelqerja e pahequr, e perdorur vecanerisht ne pranvere, aroma e sa ciles ndihet kudo.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Pastertia e shtepise eshte e pandare nga ajo e trupit, nga e veshjes dhe cdo send ne ambentet brenda , ne avli e deri trungjet e pemeve te lyera me gelqere.
Te clodhen syte e te rehatohet shpirti kur ndodhesh ne shtepite e pasterta qe vitet e fundit po mbahen dhe me mire edhe per sy dhe sherbim te botes gje te cilen e kerkon turizmi qe do gjalleruar dhe mbeshtetur edhe ne lagjet e vjetra e jo vetem ne mes e periferi te pazarit, te zones historike.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)