in

Aktori i Famshëm Francez Gerard Depardieu viziton Gjirokastrën, sodit “Qafën e Pazarit”…

Gjatë ditës së sotme Gjirokastren e ka vizituar aktori i famshëm francez Gerard Depardieu.

Ai bëri sot vizita në zonën historike të qytetit të Gjirokastrës dhe u mireprit nga qytetare te shumte ne zonen muzeale.

Aresyeja e vizites se tij lidhet me pjesen qe do të luajë në filmin “Milosheviçi dhe unë” te regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati, qe ka zgjedhur pikerisht qytetin e gurtë për shesh xhirimi.

Filmi sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë. Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë.

Fotoreporteri i faqes tone Fitim Çoçole na dergoi kete foto që e tregon të ulur në pllakat e posa shtruara te rostiçeri “Kurveleshi” duke soditur objektet e “Qafës së Pazarit”.


What do you think?

Written by admin

Hallvë Xhumba Xhumba, lugë, lugë në pjatë që e bënte dikur Poli e Kabilit në lagjen “Pazar i Vjetër”

Panair me Ushqime Bio nga Fermerët e Vegjël në Kalanë e Qytetit të Gjirokastrës (Video)