Nisur nga te dhenat e deritanishme per pasojat nga virusi Koronavirusi, 213 njerëz te vdekur dhe 10 mijë të tjerë te prekur, Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka postuar nje status ku vec te tjerave shkruan se ky virus eshte me i rrezikshem se armet berthamore.
Ai ben krahasime me gripin spanjoll te vitit 1918 ku gjeten vdekjen 100 milionë njerëz në botë.
Ja postimi i plote i ish-ministrit te Bujqesise Edmond Panariti:
“Gripi Kinez eshte rrezik “ekzistencial” per njerezimin, madje edhe me kercenues se armet berthamore dhe ndryshimet klimatike! Fakte : Pandemia e gripit spanjoll ne vitit 1918, e cila zgjati gati dy vite, preku 500 milion vete ane e mbane botes dhe nga keta vrau 100 milion . Pra nje ne pese vete vdiqen! Popullsia e botes ne ate kohe ishte 1,7 miliard banore. Pra rreth nje ne kater vete u semur dhe nga te semuret 20% e tyre vdiqen. Pra rreth 5% e popullsisë boterore e asaj kohe u zhduk nga gripi. Aq shumë dhe shpejt u perhap virusi sa u semuren njerez edhe ne polin e Veriut dhe u preken deri fise ne ishuj te humbur te Paqesorit… Sa shkruajta me lart ka ndodhur dhe eshte e dokumentuar. Kini parasysh se atehere njerezimi nuk levizte kaq shpesh dhe shpejt sa sot. Hipoteza : Nese situata e vitit 1918, do te perseritej sot, do te vriteshin 300 milion vete ne shkalle Botërore. Por besoj dhe shpresoj se teknologjia e parandalimit te epidemive tani nuk do ta lejoje kete. Zoti na ruajte!”